Aktualitet

'Pa nam e nishan' prej tetë vitesh, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen

Automjeti u largua në drejtim të Lungomares dhe më pas, sipas rindërtimit të publikuar për ngjarjen, lëvizjet e tij u ndoqën deri pranë zonës së kompleksit “Oslo”, ku humbën gjurmët.

F.I
'Pa nam e nishan' prej tetë vitesh, Gjykata e Vlorës shpall
Elvis Troqe

VLORË-Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur. Vendimi i marrë më 15 qershor 2026, është publikuar sot në fletoren zyrtare. Sipas vendimit nr. 281 (61-2025-2587), Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë vendosi shpalljen të zhdukur të Troqes dhe caktoi nënën e tij, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë […] vendosi shpalljen të zhdukur të shtetasit Elvis Troqe […] si dhe caktimin e shtetases Marsela Troqe si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të tij”, thuhet në vendim.

'Pa nam e nishan' prej tetë vitesh, Gjykata e Vlorës shpall

Elvis Troqe u zhduk më 17 korrik 2018, kur ishte 24 vjeç. Ai sapo ishte kthyer nga Italia, ku kishte përfunduar një dënim për trafikim të lëndëve narkotike. Mbrëmjen e 17 korrikut 2017, rreth orës 18:00, Troqe doli nga banesa për t’u takuar me një mik në bar-kafe “Havana”. Pasi porositi një kafe dhe ujë, qëndroi vetëm pak minuta dhe i tha mikut se do të dilte për të takuar një person dhe do të kthehej shumë shpejt. 

Sipas pamjeve filmike të publikuara në atë kohë, jashtë lokalit e priste një automjet tip “Mercedes-Benz” me ngjyrë gri. Troqe u pa duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas hipi në automjet. Raportimet e kohës flisnin për dy persona në makinë. Një tjetër automjet dyshohej se kishte monitoruar lëvizjet e tij përpara momentit kur u mor nga “Mercedesi”.

Automjeti u largua në drejtim të Lungomares dhe më pas, sipas rindërtimit të publikuar për ngjarjen, lëvizjet e tij u ndoqën deri pranë zonës së kompleksit “Oslo”, ku humbën gjurmët. Që prej atij momenti, Elvis Troqe nuk u kthye më në lokal dhe as në banesën e tij.

Në kuadër të hetimeve u arrestua edhe Besart Zharra, i identifikuar si pronari i automjetit në të cilin Troqe ishte parë për herë të fundit. Sipas materialeve të hetimit të bëra publike në atë kohë, Zharra kishte deklaruar se automjeti ishte në përdorim të tij dhe se nuk kishte njohje me Troqen. Asokohe edhe Inez Hajrulla u mor nën hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”./ZËRI

Poll

MOS HUMB