Aktualitet

Ngacmoi seksualisht dy nxënëse të mitura, Gjykata e Korçës lë në burg mësuesin Bledar Duro

Bledar Duro ishte mësues i lëndës “Art Pamor” më shkollën 9-vjeçare, ku dhe iu shkruantë në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve.

I.F
Ngacmoi seksualisht dy nxënëse të mitura, Gjykata e
Mbërrin në Gjykatën e Korçës mësuesi Bledar Duro

KORÇË- Mësuesi i shkollës 9-vjeçare Bledar Duro, i cili u arrestua pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura është lënë në burg nga Gjykata e Korçës. Po ashtu në ambientet e gjykatës ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila tha se ai i ka ngacmuar vajzat nën efektin e alkoolit. Bledar Duro ishte mësues i lëndës “Art Pamor” më shkollën 9-vjeçare, ku dhe iu shkruantë në rrjetin social “ëhatsApp” dy 14-vjeçareve.

Sipas të dhënave të mësuara deri më tani, mësuesi i shkruante prej më shumë se një muaji të miturave, kryesisht kur nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor. Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar njërës prej të miturave, me tekstin: Si ndihesh, a je eksituar?

Kanë qenë vajzat që fillimisht u kanë treguar prindërve, e më pas, bashkë me ta i janë drejtuar Komisariatit të Policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB