
MALIQ- Mësuesi i lëndës së artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”, Bledar Gura është vendosur në pranga pasi ngacmonte seksualisht dy nxënëset e tij. Të dyja të miturat, vetëm 14-vjeç, ngacmoheshin nga mësuesi i tyre, i cili i shkruante mesazhe në rrjetin sociale në "WhatsApp". Sipas mesazheve të siguruara nga "A2CNN", duket se ngacmimi nuk ka mbetur vetëm me fjalë, por ka pasur edhe kontakt fizik. Megjithatë kjo mbetet të provohet nga organet ligjzbatuese.
BISEDAT E ZBARDHURA MES TYRE:
Nxënësja: E lëmë me kaq
Bledar Duro: Dakord! Po si do shikohemi ne në sy dhe në shkollë. Unë e përballok, ti?
Nxënësja: Do bëj sikur s'ka ndodhur. U bë njëherë s'do ndodhë më të lutem, e lëmë me kaq
Bledar Duro: Qetësohu! Po e merr keq
Nxënësja: Jo, nuk po e marr keq! Thjesht s'dua të ndodhë kjo midis meje dhe teje që je profesori im
Bledar Duro: Atëherë më përdore sa u ****? Aman bre
Nxënësja: Më vjen shumë turp. Kjo është e gjitha...
Bledar Duro: Më fal mua atëherë sinqerisht. Rri e qetë se unë s'kam kalama. Edhe unë në moshën tende kështu jam eksituar. Mos kujto se nuk ka kam respekt e dëshirë për t'u bërë artiste
Nxënësja: Jo profesor, por se mendoja që arti të niste nga aty
Bledar Duro: Ishte fillimi! Dhe ti e ndjeve, nëse jo,
Nxënësja: Më pyet
Bledar Duro: E ndjeve u .................. fluturuan ngjyrat e eksitimit?
Nxënësja: Po.
Bledar Duro: ...duart duke të prekur kudo. Me sy mbyllur plot ngjyra. Këtu në bisedë, jo në realitet. Do doje? Sinqerisht?
Nxënësja: Jo fare s'dua të diskutoj me për këtë bisedë të lutem.
Bledar Duro: Mos kujto se të del fjalë nga unë
Nxënësja: Jo po nuk dua ta bëj këtë gjë. Kaq! Shpresoj të më kuptosh dhe mos e zgjasim më të lutem.
Bledar Duro: Po bisedë moj, se unë s'po kërkoj më shumë. Bisedë, pse jo?
Nxënësja: Jo sepse ndihem shumë siklet.
Bledar Duro: Ne e filluam, ta heq unë sikletin.
Nxënësja: Po, por nuk e dija që do bëhej ajo bisedë lidhur me atë pjesë që unë e kam të vështirë që të flas. Dhe nuk dua ta vazhdoj më këtë bisedë, kaq!
FOTOT E MESAZHEVE:
Lidhur me ngjarjen, Viniola Rota, drejtore e Drejtorisë Rajonale Arsimore në Korçë, e kontaktuar nga "ReportTv", e hodhi pergjegjësinë tek Ministria e Arsimit për punësimin.
“Unë varem nga Ministria dhe ajo del në prononcim. Ne si Drejtori Rajonale e kemi pezulluar mësuesin nga detyra, dhe nuk më detyron media të bëjmë deklarata. Unë kam dërguar informacion në Ministrinë e Arsimit për këtë rast dhe del ajo në deklaratë. Kush mban përgjegjësi? Duro është emëruar shumë vite përpara se të vendosej në funksion portali “Mesues per Shqiperinë”,"-tha Rota.
Mësuesi i vizatimit, 45-vjecari Bledar Duro u prangos një ditë më parë me akuzën e ngacmimit seksual, pasi dy nxënëset e tij, të moshës 14-vjecare e denoncuan në polici. Ato paraqiten si prova mesazhet erotike qe mësuesi u dërgonte prej më shumë se një muaji./ZËRI