Aktualitet

Ibrahim Lici ndodhet në Tiranë? Gazetarja hedh dyshimet e forta

Hoxha shton se ka dyshime se Lici është mjekuar nga në jug të vendit dhe se aktualisht gjendet në Tiranë.

F.m
Ibrahim Lici ndodhet në Tiranë? Gazetarja hedh dyshimet e forta
Ibrahim Lici

TIRANË- Ibrahim Lici, ‘fantazma’ që dyshohet se ndodhej në masakrën e Dobraçit mund të jetë në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka deklaruar në emisionin Breaking të Top News se Lici ka mbetur i plagosur gjatë atentatit ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Hoxha shton se ka dyshime se Lici është mjekuar nga në jug të vendit dhe se aktualisht gjendet në Tiranë.

“Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici. Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime. Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë. Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat,”- tha Hoxha.

Masakra e Dobraçit po hetohet nga SPAK. Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për ngjarjen që tronditi vendin, duke e kaluar në SPAK dosjen dhe pritet që të zbardhet ekzekutimi me breshëri plumbash i Hamza Licit e Arlind Bushatit si dhe vdekja e dy viktimave të pafajshme, Bashkim dhe Flutura Basha.

Përveç identitetit të porositësve, autorëve dhe të gjithë të përfshirëve në masakrën e Dobraçit, misteri që pritet të zbardhet është edhe identiteti i personit të tretë që ndodhej në makinë me Licin dhe Bushatin, i cili dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici dhe se mund të ketë qenë ai shënjestra e sulmit.

Ibrahim Lici është në kërkim edhe për vrasjen e Endri Mustafës. Deri më tani, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, të cilët kanë pasur rolin e transportuesit dhe vëzhguesit në këtë atentat./ZËRI/

Poll

MOS HUMB