Aktualitet

Hoxha dhe Proda prezantojnë Drejtorët e Policisë në Tiranë dhe Durrës, porosia që u la për ngjarjet kriminale

Më tej Hoxha kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjeve kriminale, si dhe rihapjen e hetimeve për ngjarje të vjetra, të cilat janë shkak për zinxhir pasojash, nëse mbeten pa u ndëshkuar.

I.F
Hoxha dhe Proda prezantojnë Drejtorët e Policisë në
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezanton drejtorët e policisë

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nisën me prezantimin e 12 Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit.

Elton Alushi u emërua si drejtor vendor në Tiranë, Hoxha tha se Tirana, si zemra administrative, ekonomike dhe sociale e vendit, kërkon një Polici, që jo vetëm të jetë vigjilente dhe efektive në parandalimin dhe luftën ndaj krimit, por edhe një polici që të jetë e afërt me komunitetin, duke ndërtuar ura besimi e bashkëpunimi.

“Emërimi i Elton Alushit përfaqëson jo vetëm një hap përpara në konsolidimin e strukturave të sigurisë, por edhe një angazhim të ri për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të kryeqytetit, ku sfidat janë të shumta dhe dinamike, nën vizionin “Shqipëria 2030”, nënvizoi ministri Hoxha.

Më tej Hoxha kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjeve kriminale, si dhe rihapjen e hetimeve për ngjarje të vjetra, të cilat janë shkak për zinxhir pasojash, nëse mbeten pa u ndëshkuar.

Hoxha dhe Proda prezantojnë Drejtorët e Policisë në

Në Durrës u prezantua Drejtor Vilson Bala.

“Ky qytet ka rëndësi strategjike për shkak të pozicionit, si një portë hyrëse për Shqipërinë. Kjo e bën atë të përballet me sfida komplekse në fushën e sigurisë publike dhe luftën kundër kriminalitetit. Për këtë arsye, drejtimi i strukturave policore në këtë zonë kërkon një vizion të qartë, strategji dhe përkushtim maksimal për zbatimin e ligjit me paanshmëri dhe profesionalizëm”, u shpreh ministri në takim me strukturat drejtuese të DVP Durrës.

Vilson Bala vjen në këtë detyrë pas një karrierë të gjatë brenda Policisë. Ai u rendit i pari me pikë, në konkurrim.

Hoxha dhe Proda prezantojnë Drejtorët e Policisë në

Hoxha shtoi se Durrësi, si një qendër ekonomike, turistike dhe tranzit, kërkon një qasje të mirëkoordinuar për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët dhe vizitorët.

“Struktura e re drejtuese do të punojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për të luftuar çdo formë të krimit të organizuar, trafiqeve dhe evazionit. Siguria nuk është vetëm një përgjegjësi e policisë, por një detyrë e përbashkët e gjithë shoqërisë”, tha ministri i Brendshëm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB