TIRANË- Një shtetas ukrainas, i identifikuar si Anatolii Streletskyi, është arrestuar këtë të mërkurë në Rinas.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë detaje dhe bën me dije se arrestimi i tij erdhi falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare, amerikane dhe ukrainase.
Sipas njoftimit, shtetasi ukrainas ishte shpallur në kërkim nga Kievi pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.
Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.
Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona.