Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

Pensioni i Qamile Marrës ishte ndërprerë pasi ajo kishte mbushur 100 vjeçe, ndërsa gjatë shtatë viteve të fundit i biri kishte bërë përpjekje për rikthimin e përfitimit.

M.K.
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë
Qamile Marra

TIRANË- Pas shtatë vitesh përpjekje për rikthimin e pensionit Qamile Metan Marra 117 vjeçe do të përfitojë një shtesë të posaçme shtetërore në pension.

Vendimi është miratuar këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave dhe është firmosur nga kryeministri Edi Rama. Sipas vendimit, shtesa mujore për 117-vjeçaren do të jetë në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Pensioni i Qamile Marrës ishte ndërprerë pasi ajo kishte mbushur 100 vjeçe, ndërsa gjatë shtatë viteve të fundit i biri kishte bërë përpjekje për rikthimin e përfitimit.

Me vendimin e ri, shtesa e posaçme do t’i bashkohet pensionit dhe përfitimeve të tjera, duke respektuar kufirin e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave.

VENDIMI:

"K R Y E M I N I S T R I  EDI RAMA

V E N D I M PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR  ZNJ. QAMILE METAN MARRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZËRI

Poll

MOS HUMB