KURBIN- Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e kësaj të mërkure fshatin Malbardhë të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes. 45-vjeçari B. A. ishte duke manovruar me mjetin bujqësor kur, në rrethana që po hetohen, ka goditur vajzën e tij të mitur.
Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale./ZËRI