SELENICË- Një situatë e vështirë është krijuar këtë të mërkurë në fshatin Armen të Bashkisë Selenicë ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Flakët kanë përfshirë bimësi, ullinj dhe pemë të tjera frutore, duke shkaktuar dëme në zonën e prekur. Përhapja e zjarrit po favorizohet nga era e fortë, e cila po vështirëson edhe më tej situatën.
View this post on Instagram
Vatra e zjarrit po zgjerohet me shpejtësi nëpër zonë, ndërsa rreziku për përhapjen e mëtejshme të flakëve mbetet i lartë.
Aktualisht po punohet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa situata në fshatin Armen vijon të mbetet kritike për shkak të kushteve atmosferike dhe intensitetit të flakëve./ZËRI