
KORÇË-Në vendin tonë momentalisht janë 11 vatra aktive me murtajën e bagëtive në të gjithë vendin, shifër kjo që ai parashikon të rritet papërgjegjshmërisë së tregtarëve. Sulejman Kullolli raportoi për ZËRI se kafshët e prekura janë asgjësuar dhe është vendosur urdhëri për mbikqyrjen e 13 vatrave.
"Kafshët janë asgjësuar në të gjithë Shqipërinë. Është vendosur urdhëri për mbikqyrjen e 13 vatrave, 3 vatra në Shkodër, 4 në Tiranë dhe 2 në Elbasan, 1 në Libohovë, Kemi asgjësuar 1800 krerë, për krerët e asgjësuar do të veprohet me fermerët sipas ligjeve në fuqi. Nuk kemi shpërthime të pakontrolluara, por janë sporadike. Gjendja është nën kontroll, deri në këtë moment. Në çdo moment ne jemi në bashkëpunim me Policinë për ta patur situatën në kontroll. Po monitorojmë edhe akset kombëtare për të ndaluar lëvizjen e tufave. Ka një sensibilizim rekord nga ana e vetë fermerëve për të mos lejuar përhapjen,"-shprehet Kullolli.
Në lidhje me paligjshmëritë, katër veterinerë në Korçë dhe Sarandë po hetohen për 'shpërdorim detyre', pasi lejuan në kundërshtim me ligjin transportimin e 410 bagëtive të imta nga Konispoli drejt Barmashit. Vetrinerët nuk kanë zbatuar urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë, “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, në territorin e Republikës së Shqipërisë”, vendim i cili erdhi pas verfikimit të rasteve me murtajë në ferma.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intesifikuar kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Si rezultat i kontrolleve të shtuara për zbatimin e urdhrit të ministrit të Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së bagëtive të imta, është evidentuar një rast i transportimit të bagëtive të imëta, në kundërshtim me këtë urdhër.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, 4 veterinerë, përgjegjës për zbatimin e këtij urdhri.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në fshatin Barmash, Ersekë, një automjet me të cilin po transportoheshin nga Konispoli, 410 bagëti të imëta.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 58 vjeç, D. L., 53 vjeç, M. N., 53 vjeçe, dhe S. I., 57 vjeç, banues në Sarandë dhe në Korçë, veterinerë në institucionet vendore në Korçë dhe në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë marrë masa për zbatimin e urdhrit nr. 575, datë 09.06.2025, të ministrit të Bujqësisë “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Q., 43 vjeç, D. M., 33 vjeç dhe A. G., 56 vjeç, banues në Durrës, Tiranë dhe Korçë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
./ZËRI