Aktualitet

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë vendos ULTIMATUM: Ndalohet shitja dhe blerja e kafshëve, ndryshe ndiqeni penalisht

Madje paralajmëron se të gjithë ata që do të shkelin rregullat e Ministrisë, do të ndiqen penalisht.

k.m.
Murtaja/ Ministria e Bujqësisë vendos ULTIMATUM: Ndalohet shitja dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar një thirrje urgjente për të gjithë fermerët dhe tregtarët blegtoralë në vend, duke i vendosur edhe ultimatum. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria ka kërkuar që të mos shesin dhe të mos blejnë kafshët e llojit dhen dhe dhi. Madje paralajmëron se të gjithë ata që do të shkelin rregullat e Ministrisë, do të ndiqen penalisht.

Thirrja publike e Ministrisë:

Nisur nga disa raste të shkeljes së detyrimeve ligjore lidhur me lëvizjen, shitjen dhe blerjen e kafshëve, të cilat janë referuar menjëherë në organet e ndjekjes penale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural iu bën thirrje fermerëve se:

NDALOHET

Rreptësisht lëvizja e kafshëve nga ferma në fermë;

Shitja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;

Blerja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

LEJOHET vetëm lëvizja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi për në thertore, të pajisura me certifikatë shëndetësore veterinare nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit.

Bashkëpunimi i të gjithë aktorëve do të kufizojë përhapjen e infeksionit.

Fermerë: mos rrezikoni tufën tuaj.

Tregtarë: Mos rrezikoni ekonominë blegtorale te vendit.

Mbrojmë tufat tona – Mbrojmë të ardhmen blegtorale të Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB