Aktualitet

Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë e dy burrave, plas grushti në Astir

Disa persona janë konfliktuar dhe për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e shërbimeve të Policisë së Shtetit. 

k.m.
Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë
Foto ilustruese

TIRANË- Një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Disa persona janë konfliktuar dhe për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e shërbimeve të Policisë së Shtetit. Një person, i identifikuar me inicialet E.XH., ka shkuar në stëpinë ku jeton ish-gruaja e tij dhe vajza 15-vjeçare. Aty ka gjetur dy persona të tjerë, bashkëjetuesin e gruas dhe të vëllanë e tij. Në ato momente, ai ka kërkuar ndihmën e kushëririt të tij, G.L. dhe kanë dhunuar dy personat që ndodheshin në banesën e tij. 

VIDEOJA E SHERRIT: 


Ai ka lënë mjetin, një fuoristradë të bardhë model “Porsche” në mes të rrugës kryesore të bulevardit në “Astir” dhe ka nisur të konfliktohet me dy personat. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar Policinë, e më pas ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit ka bërë kallëzim në Polici. Për shkak të dhunës së ushtruar, dy kushërinjtë janë shpallur në kërkim. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh./ZËRI

Poll

MOS HUMB