Aktualitet

Trafikantët e drogës në ish-Bllok para Gjykatës! Lihen në burg 22 anëtarët e grupit, ndryshon masa për 2

Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë

F.I

Trafikantët e drogës në ish-Bllok para Gjykatës! Lihen

TIRANË-Kanë dalë para Gjykatës 25 personat e arrestuar në kuadët të operacionit anti-drogë të zhvilluar në Tiranë, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok dhe disa zona të tjera. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 22 anëtarët e burgut, ndërsa pë dy prej tyre masa u lehtësua. Konkretisht masa ndaj Albert Shushkut u lehtësua nga arrest me burg në arrest shtëpie, ndërsa ndaj Xhoana Rustemit në detyrim paraqitje. Ndaj Faik Kurtit është konfirmuar masa arrest në shtëpi.

Të arrestuarit gjatë operacionit: Arnold Hida, Durim Gurzi, Artur Gurzi, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Adnan Hida, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Albert Shushku, Emrah Mustafaj, Xhoana Rustemi (Hasani), Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi, Faik Kurti, (me masë sigurie arrest shtëpie) dhe Ledin Kazanxhi.

Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role. Koka e grupit janë dy vëllezërit Durim Gurzi dhe Artur Gurzi. 

Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash. Më herët, gjatë hetimeve disamujore, janë prangosur edhe 9 të tjerë, duke e çuar në 42 numrin në total të personave të hetuar dhe 85 kilogramët e kanabisit të sekuestruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB