Aktualitet

Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në rrugët e qytetit

Sasia e shtuar e reshjeve të shiut dhe breshërit ka shkaktuar edhe pasoja në infrastrukturë, duke paralizuar disa akse kryesore të qytetit.

k.m.
Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në
Pamje nga Belshi

ELBASAN- Pasditen e sotme, Belshi dhe e gjithë zona e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë, e shoqëruar edhe me reshje breshëri. Sasia e shtuar e reshjeve të shiut dhe breshërit ka shkaktuar edhe pasoja në infrastrukturë, duke paralizuar disa akse kryesore të qytetit.

Disa zona u përmbytën, ndërsa nga reshjet e shiut dhe breshërit, pati shumë dëme edhe në të mbjellat e zonës. Lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut, pati një reagim edhe nga Bashkia e Belshit.

"Pas disa orësh me stuhi intensive, reshje dhe erëra të forta që përfshinë Belshin, strukturat e Agjencisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile u mobilizuan menjëherë në terren për të eliminuar pasojat dhe për të rikthyer normalitetin në zonat e prekura. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të ekipeve në terren, u bë e mundur pastrimi i rrugëve, largimi i mbetjeve të pemëve të thyera nga era, zhbllokimi i kolektorëve dhe sigurimi i kalueshmërisë në segmentet kryesore,"- thuhet në postim.

Po ashtu, strukturat e emergjencave në Belsh janë në gatishmëri dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet për çdo ndërhyrje të nevojshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB