Aktualitet

Abuzonin seksualisht dhe tutorin 38-vjeçaren, arrestohen dy të moshuarit në Tiranë (EMRAT)

61 dhe 66-vjeçari edhe e kanë shfrytëzuar viktimën për prostitucion

k.m.
Abuzonin seksualisht dhe tutorin 38-vjeçaren, arrestohen dy të
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të moshuar Ardian Biraçi, 61 vjeç dhe Vasillaq Trebicka, 66 vjeç akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 38-vjeçare, që sipas Policisë ishte e pazonja për të mbrojtur veten. Megjithatë kjo nuk i kishte ndaluar që të abuzonte me të.

Por jo vetëm kaq! 61 dhe 66-vjeçari edhe e kanë shfrytëzuar viktimën për prostitucion, duke përfituar nga gjendja e saj. Ka qenë vëllai i 38-vjeçares, ai i cili ka bërë kallëzim në Polici për dy të arrestuarit, ndërsa sipas autoriteteve, për prostitucion dyshohet se e shfrytëzonte vetëm 61-vjeçari.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur). Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB