Aktualitet

Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner

Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin "Albanian State Development & Real Estate", e cila është krijuar më datë 09 qershor të këtij viti.

k.m.
Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që
Jared Kushner

TIRANË- Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner! Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin "Albanian State Development & Real Estate", e cila është krijuar më datë 09 qershor të këtij viti. Në këtë kompani, sipas ekstrakteve të depozituara në Qendrën Kombëtare te Biznesit, asionari i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare (ose e njohur ndryshe Albanian Investment Corporation/AIC). Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Po sipas të njëtit burim, kompania ka disa detyrime që duhet të përmbushë, duke përfshirë menaxhimin e aseteve dhe kontratës që do të nënshkruhet me Kushner për ishullin e Sazanit. Por jo vetëm kaq! Parashikohen edhe investime të tjera të ngjashme, pasi shkruhet se detyrë e kompanisë është edhe bashkëpunimi me shoqëri që mund të kenë në të ardhmen një objekt të ngjashëm. 

Objekti i aktivitetit të kompanisë:

-Menaxhimi Efikas dhe Transparent i Aseteve 

-Të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal

-Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC

- Zhvillimi i Projekteve Inovative – Të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore me standarde të larta të cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke u fokusuar në zhvillimin urban, industrial dhe të teknologjisë së gjelbër, lidhur me projektin e investimit “Resorti TuristikIshulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC

- Monitorimi i kontratave te lidhura mes AIC dhe palëve të treta në fushën e zhvillimit, menaxhimit dhe administrimit të pasurive të paluajtshme, lidhur me projektin e investimit “Resorti TuristikIshulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.

-Investimi, menaxhimi apo përfitimi i të drejtave nga zhvillimi i pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të shoqërisë, si dhe ushtrimi i të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me ose plotësojnë, direkt apo indirekt, aktivitetin e mësipërm lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.

-Bashkëpunimi me shoqëri, ndërmarrje, agjenci dhe sipërmarrje të tjera, të cilat mund të kenë një objekt aktiviteti të ngjashëm

ADMINISTRIMI

Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që
 Julian Adili

Gjithashu mësohet se administratori i kompanisë do të jetë, Julian Adili, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në AIC, Korporatën Shqiptare të Investimeve. Gjatë karrierës së tij, Adili ka mbajtur disa poste në administratë, një prej tyre është ajo e drejtorit të Drejtorisë Ligjore brenda Departamentit Ligjor dhe të Prokurimit në Ujësjellësin dhe Kanalizimet e Tiranës, një pjesë e Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtor i Drejtorisë Vendore në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës së Tiranës dhe si auditor në Kontrollin Suprem të Shtetit. Në detyrën aktuale, Adili përqendrohet në planifikimin strategjik dhe ekzekutimin e iniciativave të investimeve.

Miratimi paraprak nga qeveria shqiptare për projektin e Kushner erdhi më 30 dhjetor 2024. Negociatat me "Affinity" për investimin prej 1.4 miliardë dollarësh në Sazanit u mbajtën sekret, derisa u zbuluan nga mediat amerikane. Deri më tani dihet se shteti ka ofruar, ashtu si për investitorë të tjerë strategjikë, infrastrukturën, duke përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe kanalizimet. Mirëpo, edhe pse kompania shtetërore është krijuar, ende nuk dihet se sa përqind fiton shteti, për sa vite do të lidhet kontrata me kompaninë e Kushner, që në Serbi, do të nënshkruhet për 99 vite. Në një intervistë pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama ishte ai që lajmëroi kompaninë e shtetit që do të menaxhonte investimin. Rama madje premtoi se Shqipëria vetëm do të fitonte nga ky investim.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Përveç investimit në Shqipëri, Jared Kushner ka gati dhe një tjetër investim. Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca./ZËRI

DOKUMENTACIONIN E KOMPANISË MUND TA KLIKONI MË POSHTË ⇓

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB