Aktualitet

Vrasja e shqiptarit "ndan" Italinë/ Të afërmit: E varrosi si qen! Kryebashkiaku i Ternit: Ishte hajdut, u fut për të vjedhur

Nga dinamika e rindërtuar deri më tani, natën e së dielës, kur Rusi bashkë me dy shokët e tij u futën në banesën e biznesmenit 60-vjeçar Aurelio Valiante. Në momentin kur pronari i banesës ndjehu grabitësit, i zuri në befasi dhe qëlloi të paktën një herë me një pushkë gjuetie.

k.m.
Vrasja e shqiptarit "ndan" Italinë/ Të afërmit: E
Rivaldo Rusi

ITALI- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Rivaldo Rusi, i cili u qëllua me armë zjarri në zonën Cilentos në Itali nga pronari i një banese që i riu ishte futur për të grabitur. Sipas mediave italiane, Prokuroria ka kërkuar autopsi për trupin e shqiptarit, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vërtetë i vdekjes. Trupi ndodhet në spitalin San Luca në Vallo della Lucania, ku do të kryhet një ekzaminim mjeko-ligjor.

Nga dinamika e rindërtuar deri më tani, natën e së dielës, kur Rusi bashkë me dy shokët e tij u futën në banesën e biznesmenit 60-vjeçar Aurelio Valiante. Në momentin kur pronari i banesës ndjehu grabitësit, i zuri në befasi dhe qëlloi të paktën një herë me një pushkë gjuetie.

Të shtënat lanë të vdekur në vend shqiptarin, ndërsa një nga dy të tjerët mbeti i plagosur. Personi tjetër, për të cilin nuk është zbuluar as identiteti dhe as kombësia, aktualisht ndodhet i shtruar në spital në Cardarelli. Disa ditë pas ngjarjes vetë biznesmeni rrëfeu vrasjen dhe tregoi se ku e kishte fshehur trupin e shqiptarit. Për momentin, nuk është urdhëruar asnjë masë paraprake kundër tij. Por ai po hetohet për vrasje, dëmtim kufome dhe fshehje krimi. Aktualisht, ai, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre janë transferuar në një vend tjetër për arsye sigurie. Kjo sepse ka pasur revolta nga familjarët e shqiptarit të vrarë dhe nga shqiptarë të tjerë që jetonin në zonën ku ndodhi ngjarja.

Të mërkurën, rreth tridhjetë persona nga komuniteti shqiptar i Sant'Andrea del Pizzone mbërritën në Foria di Centola. Një nga të afërmit e 26-vjeçarit bërtiti: Ai bëri një gabim, por nuk mund ta vrasësh ashtu. Ai u varros si një kafshë.

Megjithatë ka pasur edhe zëra që mbrojnë biznesmenin. Kryetari i bashkisë së Terni-t Stefano Bandecchi, themelues i lëvizjes politike "Alternativa Popolare" ka mbrojtur biznesmenin italian.

"Ai e varrosi vetë sepse tani me siguri ndonjë gjyqtar do e fusë në burg. E gjitha kjo sepse qëlloi një hajdut që hyri në shtëpinë e tij natën. Për mua, ky njeri meriton një medalje,"-tha Bandecchi.

Megjithatë, ngjarja ende po hetohet. Në orët në vijim, me vendim të autoriteteve, biznesmeni mund të shoqërohet sërish në rajon për t'u marrë në pyetje./ZËRI

Poll

MOS HUMB