Aktualitet

Shpërthim me tritol gjatë natës në Fushë-Krujë, Donald Luka: S'kam konflikte!

Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven.

k.m.
Shpërthim me tritol gjatë natës në Fushë-Krujë,
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Një sasi tritoli është vendosur në hyrjen e një dyqani në Fushë Krujë. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në biznesin e 30-vjeçarit Donald Luka. Lënda plasëse ishte vendosur në hyrjen e dyqanit, por fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. I thirrur në Polici pas ngjarjes, Donald Luka në deklaratën e tij paraprake ka thënë se nuk ka probleme dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ja ketë vendosur lëndën plasëse. Nga ana tjetër, Policia policia dyshon se ky është një mesazh për konflikte të mëparshme që ka pasur familja Luka.

Vetë Donald Luka rezulton i njohur për Policinë, pasi në vitin 2022 është akuzuar pasi së bashku me të vëllain rrahën kuzhinierin Indrit Çela për një parakalim të gabuar. Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2022, kur dy vëllezërit e nxorrën zvarrë dhe sulmuan shefin e kuzhinës. Në atë kohë u arrestua edhe babai i tyre, Llesh Luka dhe në banesën e tyre Policia gjeti të instaluar shtëpi bari.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB