
TIRANË- Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë hapur një diskutim për ekspertët e ekonomisë dhe agjentët, por edhe banorët. Në studion e Opinion, ekspertët kanë treguar arsyet e ndryshimit të çmimi, po edhe kush po i ble këto prona.
Ekspertja: Ka rënë numri i apartamenteve të shitura. Shqipërisë i mungojnë platformat për të krahasuar çmimet që ofrojnë agjentet. Ne nuk kemi njohuri pse një pronë në të njëjtën zonë ka një çmim ndryshe nga një tjetër po në atë zonë. Aktualisht 550-560 metri katror, çmime që përbëjnë koston e ndërtimit. Pra kostoja pa pronarin është kaq në Tiranë. E shtojmë dhe atë të tokës dhe atë të banesave sociale shkon 1000. Po marrim një mesatare. Çmimet janë rritur në mënyrë të ndjeshme. U dysfishuan çmimet fiskale të ndërtimit. U dyfishuan çmimet e referencës, 1000 euro. Ndërtuesi ose shitësi duhet të na i justifikojnë
Arben Malaj: Mungon transparenca.
Eksperti: Blerësit janë nga të gjitha llojeve. Te pjesa e rregullt dhe normale e tregut janë disa profesione, ku futen mjekët, që gjenerojnë të ardhura. Ka shumë evazion. Pjesa tjetër është biznese, të cilët gjenerojnë në disa sektorë. Ka po kështu shqiptarë nga jashtë, të cilët e kanë ndjerë trendin që në Shqipëri mund të rregullohesh më letë se në vendet jashtë në Europë. Jemi përballë një flluske apo jo kjo është çështja.