Aktualitet

I nxehti ekstrem! Dy vatra zjarri në Sarandë, flakët pranë një resorti në Ksamil

Zjarrfikëset janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

F.I
I nxehti ekstrem! Dy vatra zjarri në Sarandë, flakët pranë
PAMJE NGA VENDNGJARJA

SARANDË-Dy vata zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Srandë. Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Qafë Gjashtës, në anën e Lëkursit. 

Sipas informacioneve zyrtare, në vendngjarje janë angazhuar menjëherë forcat e MZSH Sarandë me një mjet zjarrfikës dhe tre efektivë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikut për përhapje të flakëve, në mbështetje të zjarrfikësve të Sarandës janë nisur edhe mjete dhe efektivë nga bashkitë përreth.

Edhe Ksamili është përfshirë nga zjarret, ku një zjarr ka rënë pasditen e sotme pranë një resorti. Zjarrfikëset janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Në zonat malore dhe pyjore të jugut të vendit, gjatë kësaj periudhe, rreziku nga zjarret mbetet i lartë për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta.

Poll

MOS HUMB