Aktualitet

Sekuestrimi i banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi rrëzimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së për sekuestrimin e një banese në Qerret.

k.m.
Sekuestrimi i banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon
Ajola Xoxa

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa. Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi rrëzimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së për sekuestrimin e një banese në Qerret. Banesa aktualisht është nën sekuestro me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.

Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

Poll

MOS HUMB