Aktualitet

Sërish tërmet në Shqipëri

Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Fushë-Krujës, në thellësinë 5 kilometra.

k.m.
Sërish tërmet në Shqipëri
Foto ilustruese

TIRANË- Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka lëkundur sërish vendin mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Zall Herrit, në thellësinë 5 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë të forta dhe në Tiranë dhe qytete të tjera pranë zonës së Fushë Krujës. Edhe pse lëkundjet ishin të forta, fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo për njerëz të lënduar.

"Mëngjësin e sotëm u raportuan dy lëkundje tërmeti: e para me magnitudë 3.9 të shkallës rihter, me thellësi 15 KM dhe epiqendër në Fushë Krujë, Durrës dhe e dyta me magnitudë 3.8, thellësi 15 KM, me epiqendër në Zall Herr, Tiranë. Nuk ka dëme në njerëz apo ndërtesa,"-bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

TË DHËNAT E TËRMETIT: 

Sërish tërmet në Shqipëri

Lëkundja e parë, u shoqërua edhe nga disa paslëkundje të tjera që po ashtu kanë zgjatur disa sekonda. Edhe pak ditë më parë vendi ynë është goditur nga disa tërmete, por sërish fatmirësisht nuk ka pasur as dëme dhe as njerëz të lënduar./ZËRI

Poll

MOS HUMB