DURRËS-Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka prezantuar masat e ndërmarra për sezonin veror 2026. Hita nga Durrësi njoftoi se në kuadër të masave do të vendosen efektivë me biçikleta në pedonale dhe përgjatë vijës bregdetare. Kryepolici u shpreh se monitorimi do të bëhet edhe me dronë dhe mjetet detare që u përkasin shtetasve të huaj do të verifikohen në kohë reale.
Skënder Hita: Ne po aplikojmë me sukses praninë eefektivëve me biçikleta në pedonale dhe vijën bregdetare. Kjo rrit efikasitetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Vëmendje e veçantë i kushtohet sigurisë detare dhe Njësia Poolicore Detare është në gatishmëri të plotë 24/7. Patrullimet shtrihen përgjatë gjithë vijës bregdetare. Këtë sezon, njësia policore detare do të mbështetet edhe nga ajri, përmes dronëve. Nuk do të tolerohet asnjë shkelje me mjetet lundruese që rrezikojnë jetën e pushuesve. Shërbimet tona do të kryejnë verifikimet dhe regjistrimet e mjeteve lundruese të huaja duke verifikuar në TIMS.
Një nga kërkesat kryesore të Hitës ishte edhe vigjilenca e shtuar e efektivëve dhe trajtimi i qytetarëve me etikë e humanizëm, teksa nxiti edhe bashkëpunimin e këtyre të fundit me policinë.