Aktualitet

'Më kallash në dorë'! Shkëmbim zjarri mes fqinjëve në Shkodër, 2 në pranga, u gjenden armë e tritol

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së Lufit dhe një automjet i parkuar në oborr.

F.I
'Më kallash në dorë'! Shkëmbim zjarri mes
PAMJE NGA NGJARJA

SHKODËR-Dy persona janë vendosur në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e 25 qershorit në Shkodër. Policia ka zbardhur ngjarjen ku njofton se autorët janë fqinjë dhe pas një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri njëri-tjetrin. 

Konkretisht Ndoc Lufi 67 vjeç dhe Aleksandër Fojleta, 27 vjeç, pas konfliktit me njëri-tjetrin kanë qëlluar edhe me armë zjarri në shenjë kërcënimi, në lagjen “Tre Heronjtë”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së Lufit dhe një automjet i parkuar në oborr.

Gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit blutë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, ndërsa në banesën e 27-vjeçarit gjetën municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol. 

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta dhe qëlluan me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin, vihen në pranga 2 shtetas.

Shpallet në kërkim 1 shtetas, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e datës 25.06.2026, në lagjen “Tre Heronjtë”, arrestuan shtetasit:
-N. L., 63 vjeç dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit A. F. dhe N. L. (fqinj) janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së shtetasit N. L. dhe një automjet i parkuar në oborr.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. L., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. F., gjetën municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi A. F., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk ka kallëzuar. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB