Aktualitet

Me batanije me vete, protestuesit e gdhijnë sërish para Kryeministrisë

Një grup protestuesish vijojnë qëndrimin përpara Kryeministrisë, duke e mbajtur të pranishëm tubimin edhe gjatë natës.

F.I
Me batanije me vete, protestuesit e gdhijnë sërish para
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Një grup protestuesish ka kaluar natën përpara Kryeministrisë teksa tubimet hyjnë në ditën e 27-të. Ata janë ulur në disa stola metalikë, teksa me vete shihen të kenë edhe batanije dhe mbulesa. Prej rreth një jave pas përfundimit të protestës  një grup protestuesish vijojnë qëndrimin përpara Kryeministrisë, duke e mbajtur të pranishëm tubimin edhe gjatë natës.

Gjatë protestës janë paraqitur edhe kërkesat kryesore të grupit, të cilat përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate.

Poll

MOS HUMB