Aktualitet

'Tharja' e llixhave të Bënjës! MIA: Fazë paraprake e punimeve, po kthehet në destinacion ndërkombëtar turistik

MIA njofton se punimet po zhvillohen në kuadër të projektit "Bënja - Destinacion Ndërkombëtar Turistik" dhe pamjet pa ujë të “Vaska e Lëkurës” pasqyrojnë momente të përkohshme.

F.I
'Tharja' e llixhave të Bënjës! MIA: Fazë paraprake
benje-permet (pamje nga punimet)

PËRMET-Pas pamjeve shqetësuese të ndara nga llixhat e Bënjës në Përmet, ku punimet në kuadër të një projekti turistik në zonë kanë sjellë uljen e nivelit të ujërave termale, një reagim ka ardhur Agjencia për Median dhe Informimin (MIA).

Agjencia sqaron se Bënja po transformohet në një destinacion ndërkombëtar turistik dhe pamjet e publikuara tregojnë një fazë paraprake të punimeve për rehabilitimin e zonës, përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe organizimin e shërbimeve për vizitorët, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e saj unike natyrore.

MIA njofton se punimet po zhvillohen në kuadër të projektit "Bënja - Destinacion Ndërkombëtar Turistik" dhe pamjet pa ujë të “Vaska e Lëkurës” pasqyrojnë momente të përkohshme. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vijon të monitorojë nga afër punimet për të garantuar ruajtjen e vlerave natyrore të Bënjës, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI:

Bënja po transformohet në një destinacion ndërkombëtar turistik, përmes një projekti rehabilitimi që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe ruajtjen e vlerave unike natyrore të zonës.

Pamjet e publikuara së fundmi pasqyrojnë një fazë të përkohshme të punimeve, ndërsa projekti vijon drejt përfundimit. Interesi për Bënjën mbetet i lartë, me mbi 103 mijë vizitorë gjatë vitit 2025, dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që ofron ky destinacion për turizmin e qëndrueshëm.

Sipas një njoftimi të MIA, në kuadër të projektit "Bënja - Destinacion Ndërkombëtar Turistik", vijojnë punimet për rehabilitimin e zonës, përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe organizimin e shërbimeve për vizitorët, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e saj unike natyrore.

Interesi i lartë për Bënjën mbetet i pandryshuar edhe gjatë zbatimit të projektit. Vetëm gjatë vitit 2025, zona është vizituar nga 103,761 vizitorë vendas dhe të huaj, një tregues i qartë i vlerave të jashtëzakonshme që ofron ky destinacion, por edhe i faktit se ndërhyrjet po realizohen në harmoni me natyrën dhe pa cenuar eksperiencën e vizitorëve, të cilët vazhdojnë të frekuentojnë banjat termale dhe atraksionet e zonës.

Është e rëndësishme të theksohet se zona ndodhet aktualisht në proces rehabilitimi dhe punimet nuk kanë përfunduar ende. Për këtë arsye, pamje të caktuara të publikuara së fundmi pasqyrojnë momente të përkohshme të procesit të ndërhyrjeve dhe jo gjendjen përfundimtare që do të marrë destinacioni pas përfundimit të projektit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vijon të monitorojë nga afër punimet për të garantuar ruajtjen e vlerave natyrore të Bënjës dhe zhvillimin e saj si një destinacion modeltë turizmit të qëndrueshëm.

Ndërkohë Bënja u ofron vizitorëve vendas dhe të huaj një përvojë edhe më cilësore, duke ndërthurur në mënyrë harmonike pasuritë natyrore, historinë, peizazhin dhe standardet e turizmit të qëndrueshëm.

Poll

MOS HUMB