Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia "blindon" zonën

Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.

zh.ll
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia
shkoder

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër, në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit. Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja. Burime pranë policisë raportojnë se ka pasur të shtëna në ajër, por ende nuk dihen rrethanat.

Forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë rrethuar perimetrin përreth zonës dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB