Aktualitet

Lidhje kriminale me grupin e Suel Çelës dhe Çopjat, lirohet nga burgu ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Fetahu mbahej nën masën e arrestit me burg që prej Nëntorit të vitit të kaluar

E.K
Lidhje kriminale me grupin e Suel Çelës dhe Çopjat, lirohet
lirohet pajtime fetahu

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela, ndërkohë që vetëm një ditë më parë Gjykata e Lartë kishte rrëzuar rekursin e Fetahut për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ajo është nën hetim nga SPAK për korrupsion, në kuadër të dosjes së grupeve kriminale në Elbasan, të drejtuara nga Suel Çela dhe vëllezërit Çopja.

Ndaj ish-gjyqtares rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa ndodhej në paraburgim prej nëntorit 2024.

Ajo ka bërë ankimin disa herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se masa e sigurisë “arrest në burg” që ishte caktuar ndaj saj kishte humbur fuqinë, sa kohë që SPAK nuk e kishte çuar çështjen ndaj saj në gjyq brenda gjashtë muajve. Një tjetër arsye që parashtronte lidhej me problemet shëndetësore.

SPAK, pas hetimeve, gjeti në Sky ECC komunikime të drejtpërdrejta të Pajtime Fetahut me Suel Çelën, drejtuesin e organizatës kriminale, ku ajo dyshohet të jetë pjesë për raste korruptive dhe ngjarje kriminale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB