LIVE UPDATES

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e ndihmonte Dedan Gjoni dhe Pajtime Fetahu. Arrestohet Mario Çela në Belgjikë

➤ SPAK del me detaje nga aksioni në Elbasan; kësaj here goditja ishte për Suel Çelën. ➤ Për SPAK, Marjus Lulaj/Suel Çela është kreu i një organizate me bazë në Elbasan për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në Europë që në Shqipëri ka kryer edhe krime. ➤ SPAK ka prerë 21 masa sigurie, në mesin e të cilëve është edhe vetë kreu i bandës në kërkim ndërkombëtar Suel Çela, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu në arrest me burg, ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni, por edhe 2 gazetarët, Elton Qyno dhe Artan Hoxha, që janë lënë në detyrim paraqitje. ➤ Nga 21 urdhërarrestet, Çela nuk është prangosur, por në Belgjikë është arrestuar vëllai i tij, Mario Çela. ➤ SPAK ka mbledhur prova se grupi i Çelës fshihet pas vrasjes së Bledar Muçës, dhe atentatet e dështuara ndaj Ardian Çapjas dhe Ervis Koçit. ➤ Prokuroria e Posaçme ka mbledhur prova edhe për trafikun e kokainës. ➤ Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej në blerjen e më shumë lënde narkotike, por edhe investime në biznese.

14 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Pjesë e grupit të Suel Çelës/ Arrestimi i vëllezërve të drejtoreshës së AZHT-së, Bardhi: Të hetohet kush e emëroi

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me operacionin e Prokurorisë së Posaçme në Elbasan, ku u lëshuan 21 masa sigurie. Gjatë operacionit u lëshuan 18 urdhra arresti, ku mes tyre ishin Marsel dhe Xhino Roka, të cilët janë vëllezërit e Adelajda Roka, e cila është drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Bardhi përgëzon punën e SPAK, por kërkon që të hetohet se kush e emëroi motrën e bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, që sipas tij është sektori më i përdorur për të pastruar paratë.

Deklarata e Gazment Bardhit:

SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbadhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale. Për këtë, SPAK vlen të përgëzohet pa asnjë dyshim dhe e nxis të vijojë goditjet kundër krimit të organizuar. Por gjithashtu e nxis të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që janë të veshur me pushtet politik!

Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit. Për këtë lehtësim nga shteti gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, ata kanë shërbyer në mënyrë të vijueshme si Shtabe Elektorale të Partisë Socialiste gjatë fushatave zgjedhore, duke blerë vota, duke intimiduar dhe kërcënuar qytetarët.

Pyetjet që mbeten ende pa përgjigje dhe që duhet të marrin një reagim institucional sa më parë, që SPAK të jetë i besueshëm, janë:

Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit?

Kush e emërojë motrën e anëtarëve të bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, në një nga sektorët që rezulton të jetë më i përdoruri për të pastruar paratë e organizatave kriminale – sektori i ndërtimit? Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?

A ka patur ndërhyrje nga politika gjatë veprimeve të aksionit OFL për anëtarët e kësaj bande?

A kanë qenë anëtarët e kësaj bande “Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste në Elbasan” gjatë zgjedhjeve të 2021 dhe cfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i indentifikuar me emër dhe mbiemër?

Vetëm përgjigja e shpejtë ndaj këtyre pyetjeve do ta bënte të besueshëm hetimin e SPAK, duke na treguar të gjithëve se ky hetim nuk është detyrim me përcaktim i agjencive ligjzbatuese të huaja, por arritje e pjekurisë institucionale të prokurorisë së posaçme. Për interesin publik, të cilit duhet të mbrojë prokuroria e posaçme, politikanët që i shëbejnë krimit të organizuar apo ndërveprojnë me ta, janë shumë herë më të rrezikshëm sesa vetë anëtarët e organizatave kriminale. Këta të fundit, pa mbështetjen e pushtetit apo politikës, është më e lehtë të bien në rrjetën e drejtësisë dhe e kanë shumë më shumë të vështirë të kryejnë aktivitetin e tyre kriminal./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Dosja e Suel Çelës, flet avokati Llangozi që kërcënohej: Dyshoj se më kanë ndjekur fëmijën në shkollë

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Arben Llangozi

TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka folur për përgjimet e dala nga aksioni i fundit i SPAK në Elbasan. Sipas detajeve që janë mësuar nga dosja e SPAk për Suel Çelën, ish-gjyqtarja Pajtime Fetau ka kërkuar nga anëtarë të grupit kriminal që të “zhduknin” avokatin. Sot në një intervistë të dhënë për "Shqipëria live", avokati Llangozi tha se është njohur nga vetë kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani lidhur me përgjimet. Vetë tha se nuk ka pasur kërcënime direkt, por pak javë më parë ka pasur dyshimet se një person i ka ndjekur djalin në shkollë.

“Unë rashë në dijeni të këtij fakti përmes vendimit që ishte marrë për gazetarin dhe aty pashë dhe përgjimet që kishin të bënin me mua. Gjyqtarja kishte komunikuar me personazhe të ndryshme të botës së krimit ku kërkonte të hakmerrej sepse sipas saj unë kisha dhënë informacion një emisioni për t’i sjellë probleme saj, dhe pezullimi i saj nga detyra kishte ardhur prej tyre. Në atë kohë nuk është se kam pasur problematika, por pak kohë më parë kam pasur disa dyshime që kanë të bëjnë me fëmijën tim që sipas personit që e shoqëron në shkollë, një person e ndiqte, e kam denoncuar dhe jemi në kuadër verifikimesh. Jam njoftuar nga zoti Dumani dhe jam vënë në dijeni të këtij fakti për përgjime në fjalë. Na kanë thënë që mund të publikohen këto përgjime, por nuk duhet të shqetësoheni se drejtësia ka bërë tashmë punën e saj,”- u shpreh ai.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi dje një operacion në Elbasan, ku lëshoi 21 masa sigurie, 18 prej tyre arrest me burg. Gjatë operacionit u arrestua një ish-gjyqtare Pajtime Fetahu, një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, Dedan Gjoni dhe avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri. Kjo e fundit është lënë në "arrest shtëpie". Ndërsa dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, SPAK ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Ndërsa urdhër arresti u lëshua edhe ndaj Marsel Çelës, i cili u arrestua sot në Belgjikë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Foto ilustruese

BRUKSEL- Mario çela vëllai i Suel çelës është arrestuar në Belgjikë në kuadër të operacionit që Prokuroria e Posaçme zhvilloi në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi dje një operacion në Elbasan, ku lëshoi 21 masa sigurie, 18 prej tyre arrest me burg. Gjatë operacionit u arrestua një ish-gjyqtare Pajtime Fetahu, një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, Dedan Gjoni dhe avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri. Kjo e fundit është lënë në "arrest shtëpie".

Ndërsa dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, SPAK ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Ndërsa urdhër arresti u lëshua edhe ndaj Marsel Çelës, i cili u arrestua sot në Belgjikë. /ZËRI

4 MUAJ ME PARE

SPAK: Grupi i Suel Çelës tentoi të vriste ‘Vis Korçarin', LIDHJA e të riut me Nuredin Dumanin (DËSHMIA)

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Ervis Koçi

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur edhe tentativën e vrasjes së Ervis Koçit, i njohur edhe si "Vis Korçari", ngjarje e ndodhur në vitin 2020. Sipas dosjes hetimore të SPAK, organizata e drejtuar nga Suel Çela në Elbasan ka krijuar kushtet edhe për atentatin që dështoi më 25 nëntor.

Objektiv ishte Elvis Koçi, që mbante edhe mbiemrin Çaushllari dhe njihej me nofkën “Vis Korçari”. Për ngjarjen u arrestua 2  vite më pas (2022) si i dyshuar Migert Qosja. Për ngjarjen u dënua edhe Ervis Çaushllari me 5 vite burg. Koçi u deklarua fajtor dhe dënuar me 5 vjet heqje lirie për akuzën e “mbajtje pa leje dhe prodhimit të armëve të zjarrit”. Por për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, iu zbrit 1/3 e kohës së dënimit, duke e lënë pas hekurave të qelisë vetëm për 3.4 vite.

Për ngjarjen u shpall fajtor për “Moskallëzimit të krimit” edhe Ersi Çekani, i cili u dënua me 9 muaj burgim. Ndërsa dy të pandehurit e tjerë Feliks Filja dhe Armand Ceveli janë dënuar respektivisht me 8 dhe 10 muaj burg.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Elbasanit rezultoi se ditën e ngjarjes, të shtënat e para kanë dalë nga arma e Elvis Çaushllarit, dhe më pas “grupi” tjetër është kundërpërgjigjur, duke qëlluar në shënjestër. Çaushllari mori një plumb në shpatull dhe me një automjet tip “Golf 5” ka udhëtuar nga Elbasani në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku edhe u mjekua. Fillimisht u raportua për një sherr mes palëve dhe më tej denigroi në një “Far West” në rrugët e qytetit, me ndjekje me makina dhe shkëmbim zjarri mes tyre.

Teksa ndodhej ende në burg, Koçit iu komunikua tjetër masë nga SPAK në 18 Maj 2022 në ambientet e burgut, pasi emri i tij doli gjatë dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani, i cili tregonte se "Visi" ka qenë njeriu që ka negociuar takimin mes Dumanit, Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas, me qëllim planifikimin e vrasjes kundrejt pagesës të Sokol Sanxhaktarit. Për këtë episod të treguar nga Dumani, Elvis Koçi, akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale si “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” kryer në bashkëpunim të posaçëm në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i Strukturuar kriminal”.

Sipas Nuredin Dumanit, Eljo Bitri dhe “Vis Korçari” kanë qenë dy emrat që kanë negociuar mes tij dhe Çapjave, për të kryer një takim, pasi ata dyshonin se Dumani i kishte qëlluar me kundërtank./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"Do përfundojë si Raviku!"/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu do eliminonte avokatin Arben Llangozi

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Arben Llangozi, Pajtime Fetahu dhe Ravik Gurra

TIRANË- Sipas dosjes së SPAK, në shënjestër të gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u hakmarrë ishte edhe avokati Arben Llogazi, të cilin gjyqtarja e shihte si rrezik të madhe si personin kyç që i jepte informacion gazetarit Saimir Kodra për aferat e saj. Gjatë komunikimeve me Marjus Lulajn, bashkë me Endri dhe Klejdi Çopja, Pajtime Fetahu thotë që të kenë parasysh edhe avokatin, Arben Llangozi. Grupi kriminal i përgjigjet se avokat Llangozi do të përfundonë si avokati Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në vitin 2019 në mes të Elbasanit.

Pra, krahas Saimir Kodra, në shenjestër të gjyqtares dhe grupit kriminal të Suel Çelës ishte edhe avokati Arben Llangozi.

Por kush ishte avokati, Ravik Gurra?

Avokati Ravik Gurra para disa vitesh kishte marrë pasaportë angleze dhe bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë ku aktualisht ka edhe familjen e tij. Gurra nuk është një person i panjohur për mediet shqiptare. Ai njihet si avokati i Emiljano Shullazit, teksa e ka mbrojtur në çështjen që koka e bandës “Shullazi”, ka ndaj Ylvi Beqajt për çështjen “Vollga”. (Shullazit dhe grupi i tij që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal). Gurra ka mbrojtur edhe dy vëllezërit Hysa, Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”, të cilët ndodhen në burg të akuzuar për abuzime me vlerë rreth 500 milionë lekë në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Ata u arrestuan së bashku me dy ish drejtorë të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Avokati njihet edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”. Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe i fisit “Çapja” në Elbasan. “Hakmarrja për Drejtësi” njihet si një organizatat kriminale më të mëdha në vend në vitet 1992-1996. 10 anëtarët e kësaj bande u dënuan me “burg përjetë” deri në “22 viteburgim”, në arrati, për vrasjen e ish-drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi dhe vendojen e bombës tek supermarketi i Vefa-s.

Ndërkohë pas një kalvari të gjatë gjyqesh, Gjykata e Apelit u dha lirinë në vitin 2017. Emrat e djemve të ish-ministrit të Brendshëm, Aredin Shytit janë përmendur gjithnjë si krerët e kësaj organizate./VoxNews

4 MUAJ ME PARE

"Rruga e zakonshme", nga Ekuadori në Europë! Lidhjet e Suel Çelës me "pakot" e kokainës, SPAK: Fitimet i investonte!

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Suel Çela

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbledhur provat për trafikimin e gjithsej 1,396 kg lëndë narktike nga grupi i Suel Çelës. Drogë që nëse do të përfundonte në treg do të kapte vlerën e 160 milionë euro. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, janë mbledhur prova për tentativën e trafikut të rreth 930 kg kokainë nga Ekuadori për në Europë. Ngarkesa është kapur në dhjetor 2020. Të tjera të dhëna janë mbledhur edhe për një ngarkesë tjetër, 466 kg kokainë që u kap në janar të vitit 2021. Kokaina edhe kësaj here vinte nga Ekuadori dhe si destinacion kishte Holandën. 

Pra, sipas SPAK, organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, më konkretisht nga Ekuadori ku edhe kishin bashkuar grupe të ndryshme kriminale, shqiptarë dhe vendas. Pasi prodhohej dhe blihej, kokaina nisej për në Europë.

"Tregjet" më të preferuara ishin: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

Si çdo ngarkesë tjetër, kokaina lëvizej me kontejnerë dhe dërgohej në portet e Antverpit dhe Roterdamit. Pasi nxirrej nga porti, ishin persona të tjerë që merreshin më pas për shitjen e kokainës. SPAK ka evidentuar edhe raste kur ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej: a. Në blerjen e lëndës narkotike; b. Në gjendje cash-i në Shqipëri; c. Në biznese në dukje të rregullt; d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Dedan Gjoni 'informatori' i Suel Çelus, ish-gjyqtarja i ndihmonte me ligjin/ SPAK: 2 gazetarët manipuluan opinionin publik

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Artan Hoxha dhe Elton Qyno

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë një sqarim për rolin e "personave të tjerë", që sipas organit të akuzës kishin lidhje me grupin e Suel Çelës, një nga personat më të kërkuar të Policisë së Shtetit. SPAK, në njoftimin zyrtar, pretendon se Dedan Gjoni (ish-oficer krimesh tek Komisariati nr.6), në kohën kur ka shërbyer në Elbasan i ka shërbyer grupit. Sipas SPAK, Dedan Gjoni ndihmonte Suel Çelën dhe grupin e tij me informacione. Ndërsa tashmë ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu ofronte lehtësira dhe ndikim në sistemin gjyqësor për Çelën dhe anëtarët e grupit të tij.

"Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit S.Ç. dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre,"-shkruan SPAK.

Sa i përket 'rolit' të dy gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, SPAK pretendon se përmes tyre, Marjus Lulaj (emri i dytë i Çelës, por emri që SPAK i referohet në dosje) ka tentuar që të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm. Qëllimi i Suel Çelës ishte që të ngrinte dyshime se rivalët e  tij kishin lidhje me politike. Gjithmonë sipas SPAK, nga lajmet e publikuara nga gazetarët në fjalë, është ushtruar trysni që këta rivalë që konsideroheshin si "të paprekshëm" të goditeshin nga instrumenta të ndryshëm të ligjit, si nga organet e akuzës, por edhe nga "Operacioni Forca e Ligjit".

"Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve,"-shkruan SPAK.

Sipas prokurorëve, në këmbim të përfitimeve monetare, Qyno dhe Hoxha kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që po sipas SPAK, keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Pjesë e grupit të Suel Çelës, Xhino dhe Marsel Roka janë vëllezërit e Drejtoreshës së AZHT-së, në banesë iu gjetën lejet e ndërtimit në Jug

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Xhino, Adelajda dhe Marsel Roka

TIRANË- Dy prej anëtarëve të grupit të Suel Çelës që u godit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Xhino Roka dhe Marsel Roka rezulton të jenë vëllezërit e Adelajda Rokës, e cila është drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. "Syri.net" raporton se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontroll në banesën e tyre dhe kanë gjetur të gjitha lejet e ndërtimit në jug të vendit. Kjo pasi e motra, e cila është dhe zyrtare, ruante të gjitha dokumentet në banesën ku jetonin si familje.

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Agjencia e Zhvillimit të Territorit

Agjencia e Zhvillimit të Territorit kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe ka përgjegjësi për të pranuar dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit, organizuar mbledhjet e KKT-së si dhe përgatitur dhe administruar dokumentacionin që shqyrtohet në to. Agjencia në fjalë jep llogari vetëm përpara kryeministrit Edi Rama dhe kreu i qeverisë është i vetmi që emëron apo liron nga detyra Drejtorin/eshën e kësaj Agjencie.

Pas përmendjes së vëllezërve të saj në dosjen e SPAK, ZËRI ka tentuar që të kontaktojë me drejtoreshën e AZHT-së, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë asnjë koment nga ana e saj./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Vrasjen e Bledar Muçës e urdhëroi Suel Çela, si u ekzekutua pas tre tentativash në Belgjikë

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Bledar Muça

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se Suel Çela ka urdhëruar vrasjen e Bledar Muçës, i cili u ekzekutua më 22 janar në vitin 2022 në Belgjikë. Muça konsiderohej si krahu i djathtë i familjes Çapja, rivalëve të Suel Çelës.

Bledar Muça është akuzuar për vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, por asnjëherë nuk është arrestuar apo dënuar, pasi u arratis drejt Belgjikës.

Në vitin 2016, Bledar Muça u dënua me dy vite burg pasi në përplasjen e ndodhur në Elbasan, qëlloi dy efektivë të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, të cilët po vëzhgonin lagjien e Çapjave në Elbasan.

Në të njëjtin vit, Bledar Muça e Florenc Çapja i shpëtuan një atentati gjatë të cilit u vranë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli, si dhe u plagosën 6 të tjerë, teksa po qëndronin në lokalin e tyre “Universe”. Pak muaj më vonë, po në vitin 2016, Bledar Muça dhe Florenc Çapja u tentaun të riteshin sërish, por këtë herë i shpëtoi makina e blinduar.

Ndërsa në vitin 2022 u vra në Blegjikë, pranë pallatit ku jetonte. Deri më tani janë vënë në pranga Marsel D. dhe Sergej Hasanpapaj, që akuzohen për lidhje me vrasjen e Muçës, por ende nuk dihet nëse ata kanë qenë ekzekutorë në këtë ngjarje apo ndihmës.

4 MUAJ ME PARE

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela, qëlloi snajperisti nga Malësia e Madhe

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Ardian Çapja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se atentati me snajper kundrejt Ardian Çapjas është porositur nga Suel Çela. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 8 qershor të vitit 2020, kur Çapja u tentua të vritej me snajper në banesën e tij, por sulmi dështoi. Sipas njoftimit të SPAK, snajperist ka qenë Prekë Kodra, 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe. Kodra është vënë në pranga. Ndërsa urdhërues i atentatit, sipas SPAK, ka qenë Suel Çela.

“Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 janë dokumentuar faktet penale si më poshtë: Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, A.Ç., në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit,”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Prek Kodra është akuzuar më herët edhe për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vitin 2021, ngjarje që u zbulua në një nga e-mailet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të cilat u publikuan nga grupi i hakerave iranianë, që u futën dhe në e-mailin e Nanos.  Sipas planit, fillimisht do të vritej një komandant i UÇK-së Ismet Haxha dhe më pas deputeti Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje. Vetë Prek Kodra i mohoi të gjitha akuzat për atentate ndaj politikanëve në Kosovë.

“Ça të shpjegoj, vetëm po shpika diçka sikur kanë shpikur persona të paidentifikuar për mua. Albin Kurtin e njoh vetëm prej televizionit. Më keni akuzuar dhe po më merrni më qafë mua dhe familjen time. Për herë të parë, paradite rreth orës 11 kam qenë në Shkodër në kafe dhe dikush më ka telefonuar nga Gjermania dhe më thotë a je duke i parë lajmet dhe më ka nisur linkun. E kam parë linkun dhe pashë një gjë që se kisha imagjinuar kurrë në jetën time. Më kanë ndaluar në Kosovë para një viti në doganë, më 24 nëntor nëse nuk gaboj. Isha duke shkuar në Kosovë për të blerë një kamionçinë. Kur më kanë ndaluar kam qenë me makinën e vajzës time për të blerë një kamionçinë për firmën time. Kur kam shkuar në doganë më kanë ndaluar dhe më kanë mbajtur nga ora 2 e pasdites deri në orën 11 në darkë pa më thënë pse më kanë ndaluar. Në doganë më kanë arrestuar. Kisha 15 mijë euro me vete. Më kanë çuar në Prishtinë dhe më kanë marrë në pyetje nga Departamenti i Krimeve të rënda. Nuk e dija pse po më ndodhte ajo gjë. Kur më thanë që dyshohesh për falsifikim parash por unë isha i sigurt sepse i kisha marrë te firma ime,”- deklaroi Prek Kodra.

Ardian Çapja u qëllua me snajper më 8 Qershor 2020 dhe mori një plumb poshtë supit. Çapja ndodhet në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm bashkë me Olsi Lekun. Florenc Çapja është dënuar në mungesë.

Ardian Çapja është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa anëtarët e tjerë të bandës, duke përfshirë këtu, Ervis Bardhin, Klajdi Dekolli dhe Etjen Canin, do të dënohen me 15 deri në 25 vite burg për veprën penale, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” si dhe “grup i strukturuar kriminal”.

4 MUAJ ME PARE

AKSIONI në Elbasan/ SPAK: Goditëm Suel Çelën, gjyqtaren dhe gazetarët i përdori për të sulmuar rivalët

 

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Foto ilustruese

 

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje zyrtare lidhur me aksionin e zhvilluar në Elbasan 2 ditë më parë. SPAK ka ngritur akuzat për 21 të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, mes të cilëve edhe ish-gjyqtarë, oficerë policie, avokatë e gazetarë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ky hetim i bazuar në komunikimet e koduara "SkyECC". Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona: Arrest me burg për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie që është identifikuar si Dedan Gjoni dhe ish-gjyqtarja, Pajtime Fetahu. Masa "arrest shtëpie" është caktuar për Blerina Beqirin, ndërsa dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë lënë në "detyrim paraqitje". SPAK thotë se ka goditur organizatën kriminale nga Elbasani, që sipas tyre drejtohej nga Suel Çela, i cili aktualisht është në arrati. Përveç krimeve ndaj njeriu, kjo organizatë kishte lidhje të forta dhe merrej edhe me trafikun e kokainës nga vende të Amerikës Latine drejt Gjermanisë, Britanisë, Italisë, Belgjikës dhe Holandës. Po ashtu, në njoftimin zyrtar, SPAK pretendon se organizata e Suel Çelës, me qëllim për të goditur anëtarët e bandës rivale në Elbasan, përdorte zyrtarë të gjyqësorit dhe gazetarë për të manipuluar opinionin publik.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine. Ky hetim i bazuar në  komunikimet e koduara  SKY/ECC dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona:

Arrest me burg për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtar.
Arrest në shtëpi për 1 avokat.
Detyrim paraqitjeje për 2 gazetarë.
Struktura e Organizatës 

Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale.

Organizata kriminale që drejtohej nga S.Ç. me qëllim kontrollin e territorit  kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga S.Ç.

I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:

Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, A.Ç., në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit
Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit B.M, mars 2020;
Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit E.K, në vitin 2020.
Tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020.
Tentativa për trafikimin e 466 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
Ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.
Shtetasi M.L. (alias S.Ç.) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si;  M.Ç., A.V., B.SH, K.M., Xh.R.etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

Roli i personave të tjerë

Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (D.GJ.) dhe të sistemit gjyqësor (P.F.) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit S.Ç. dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

M.L ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

Rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës

Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.

Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp,  Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:

a. Në blerjen e lëndës narkotike

b. Në gjendje cash-i në Shqipëri

c. Në biznese në dukje të rregullt

d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit

Për këtë operacion falenderojmë Europol, Eurojust, autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të; Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane (Ufficio del’ Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano).

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Shënim për gazetarët:

Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

M.L alias S.Ç –  36 vjeç, banues në Elbasan
M.Ç – 35 vjeç, banues në Elbasan
XH.R – 33 vjeç, banues në Tiranë
K.M alias K.Ç alias K.Ç – 37, banues në Elbasan
S.H – 30 vjeç, banues në Elbasan
B.H – 34 vjeç, banues në Elbasan
L.Z – 33 vjeç, banues në Elbasan
M.R – 37 vjeç, banues në Tiranë
A.Xh, alias E.C, A.C –  39 vjeç, banues në Tiranë
P. K. – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
F.V –  48 vjeç, banues në Elbasan
M.M – 27 vjeç, banues në Elbasan
R.H – 35 vjeç, banues në Elbasan
S.S – 34 vjeç, banues në Tiranë
A.H – 50 vjeç, banues në Tiranë
E.Q – 39 vjeç, banues në Tiranë
P.F – 65 vjeç, banues në Elbasan
D.Gj – 48 vjeç, banues në Tiranë
M.Sh, alias B.Sh – 51 vjeç, banues në Tiranë
H.L alias H.X alias H.S – 40 vjeç, banues në Tiranë
B.B –  39 vjeç, banues në Elbasan
Veprat penale të dyshuara:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të A.Ç, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
“Grup i strukturuar kriminal”.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
“Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
“Shpërdorim detyre”.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"SkyECC"/ Në lupën e SPAK edhe Prekë Kodra, kush është 'personazhi' që u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Prekë Kodra

TIRANË- Një nga 21 masat e sigurisë që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i përket Prekë Kodrës, një personazhi të njohur për mediat në vend dhe jo vetëm. Teksa ende nuk dihet se çfarë akuzash rëndojnë mbi të në dosjen e re, 47-vjeçari nga Malësia e Madhe, i cili është shpallur në kërkim, disa vite më parë dyshohej se ishte pjesë e një plani për vrasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe një komandanti të UÇK-së me emrin Ismet Haxha.

Sipas dokumentit të Njësisë Kundër Terrorizmit, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Ai përshkruhej si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit të llojit "snajper". Sipas planit, fillimisht do të vritej Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.

Pas publikimit të lajmit, në media foli vetë Kodra, i cili mohoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Ç'ka me shpjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme. Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkoder në kafe dhe më ttherret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shiku lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinu kurrë në jetën teme,"- tha Kodra asokohe. 

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Prekë Kodra

Por si u zbulua emri i tij?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat iranianë të njohur për publikun si "Homeland Justice" dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. 

Mediat kanë raportuar dhe se Prekë Kodra është arrestuar dhe në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës dhe se ishte simpatizant i njërës prej dy partive të mëdha në Shqipëri. Po ashtu, dyshohej edhe për lidhje të forta me mafien e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë zënë me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.

"Ai ishte dyshuar edhe për lidhje të forta me mafian e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë zënë me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.Ka lidhje të forta me malazez. Këta (grupi i Kodrës) bëjnë krime dhe i mblulojnë se kanë lidhje me shtetin. Nipi i Kodrës raportohet të jetë Pëllumb Guri, i cili madje edhe kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë malazez kur ishte penguar në aktivitetet e tij që kishin të bënin me transportimin e 88 kilogramëve lëndë narkotike kanabis sativa. Policia e Shtetit shqiptar kishte qenë në banesën e z. Kodra, ku kishin gjetur një numër të madh armësh por jo edhe personin në fjalë. Ai i kishte dy fëmijë të mitur në momentin e bastisjes nga forcat e rendit,"-shkruante asokohe gazeta "Nacionale".

Por asgjë nuk u vërtetua! Prekë Kodra ishte shpallur në kërkim dhe për dosjen "Metamorfoza'. Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky ECC ku u zbuluan lidhjet e grupit "Bajri' me biznesmenin Pëllumb Gjoka, tashmë ish-shefin e operacionales Oltion Bistri e ish-prokurorin Xhevahir Lita. Nga dosja u zbulua se ky personazh që kishte marrë porosi dhe kishte siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer disa vrasje. Sipas gazetarit Eni Ferhati, në Elbasan, Prek Kodra është edhe autor i dyshuar për atentatin ndaj Ardjan Çapjas. 

“Nëse e mbani mend nga Kodra e Krastës, në atë kohë shënjestra i shpëtoi atentati dhe autori i dyshuar ishte pikërisht Prek Kodra i cili ishte kontraktuar nga kjo organizatë kriminale në Elbasan për të eliminuar kundërshtarin e tyre.”

Emri i tij ka dalë edhe tek dosja e vrasjes së Kastriot Reçit, ngjarje kjo e ndodhur në Rrëshen në datën 7 janar 2020. Sipas burimeve nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës, Prek Kodra, nga viti 2020 ka qënë person i dyshuar si autor i mundshëm i ngjarjes. Por për shkak se nuk gjendej në Shqipëri, marja e një analize AND-jë nga policia ka qënë e pamundur. Në korrik të vitit 2022, kur Kodra erdhi në Shqipëri,  u shoqërua nga Policia dhe nga testimi i profilit të ADN-së së Kodrës me profilin e ADN-së të sekuestruar në banesën nga u qëllua me snajper Kastriot Reçi, nuk u gjenden të dhëna përputhshmërie./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

EMRAT- SPAK "godet" në ELBASAN, kush janë 21 personat ndaj të cilëve u lëshuan masat e sigurisë

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen emrat e 19 nga 21 personave për të cilët SPAK ka prerë një "urdhër-arrest". Nga informacioni paraprak që është bërë me dije nga vetë SPAK, në kuadër të operacionit të zhvilluar në qytetin e Elbasanit, u lëshuan 21 masa sigurie, por vetëm 18 prej tyre kanë qenë për "arrest me burg".

Në listën e SPAK janë: Marjus Lulaj (alias Suel Çela), Mario Çela (vëllai i Suel Çelës), Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja), Sergej Hasanpapaj, Bruno Hazizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka, Aldo Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Prekë Kodra, Fuad Verxholli, Metin Mehja, Renato Hasani, Skënder Sufaj, Pajtime Fetau, Dedan Gjoni, Marsel Shega (alias Bujar Shega), Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa), Blerina Beqiri, Elton Qyno dhe Artan Hoxha. 

Nga të gjithë, masa më të buta sigurie ka avokata Blerina Beqiri, e cila është lënë në masën e sigursisë "arrest shtëpie", dhe dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, për të cilët është caktuar masa "detyrim paraqitje"./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

SPAK lëshoi urdhër arrest ndaj tij, kush është Sergei Hasanpapaj, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

SPAK godet Suel Çelën! Trafikoi kokainë dhe porositi vrasje, e
Pamje nga vendi i vrasjes së Bledar Muçës

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme zhvilloi dje një aksion në Elbasan, ku lëshoi 21 masa sigurie, 18 prej tyre arrest me burg. Një prej personave që SPAK lëshoi urdhër arrest është Sergej Hasanpapaj, i cili rezulton një emër i njohur për drejtësinë ndërkombëtare. Hasanpapaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2022 në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës.

Për vrasjen e Muçës, policia spanjolle ka vendosur në pranga një 43-vjeçar shqiptar, i cili mund të ketë qenë i përfshirë në krimin e ndodhur në Aartselaar të Belgjikës. Sipas mediave belge, shqiptari i identifikuar vetëm si Marsel D. akuzohet për vrasjen e ndodhur në vitin 2022 të Muçës.

Policia spanjolle ka mundur të përgjojë 43-vjeçarin Marsel D. në aeroportin e Valencias të premten. Kjo pasi autoritetet kishin informacione se një person i kërkuar nga Belgjika do të mbërrinte me një fluturim nga Shqipëria. Pas uljes, ai tentoi të kalonte kontrollin e pasaportës me dokumente false, në bazë të gjurmëve të gishtërinjve, ai u identifikua.

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave por edhe me nofkën "Anglezi", Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

Ai u vra në vitin 2022 nga dy persona që e prisnin dhe e qëlluan për vdekje në momentin kur ai u kthye në banesën e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB