Aktualitet

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjytaren Pajtime Fetahu!

k.m.
Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjytaren Pajtime
Pajtime Fetahu

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia. Fetahu kërkoi zbutjen e masës së sigurisë nga "arrest me burg", në "arrest shtëpie", duke përdorur si argument gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore. Por pretendimet e saj nuk i kanë bindur togat e zeza, të cilat e kanë rrëzur duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” ndaj saj.

Fetahu u la në “arrest shtëpie” lidhur me dosjen “Plumbi i Artë 2” nën akuzën e korrupsionit si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminale, ndërkohë që mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” për një tjetër dosje. Masa e arrestit në shtëpi u vendos për Fetahun, pas dyshimeve të SPAK se ajo është korruptuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në ngjarje të rënda, përfshi masakrën e Bradasheshit ku u vranë tre persona në 2018-ën, por edhe në trafikun e drogës. Ndërsa në pranga u vendos gjatë aksionit të fundit, pasi komunikonte me "SKY ECC" me Suel Çelën./ZËRI

Poll

MOS HUMB