Aktualitet

"Zhdukja" e kantinës mln euro e Ergys Agasit! Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën, dosja në SPAK

Dosja tashmë i ka kaluar Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila pritet ta bashkojë me hetimet për abuzimet me tenderat e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

zh.ll
"Zhdukja" e kantinës mln euro e Ergys Agasit! Prokuroria e
ergys agasi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin lidhur me zhdukjen e verës së sekuestruar në kuadër të procedimeve ndaj Ergys Agasit. Dosja tashmë i ka kaluar Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila pritet ta bashkojë me hetimet për abuzimet me tenderat e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Çështja ka të bëjë me një kantinë vere, ku ndodhej koleksioni shumëvjeçar “Petrvs Pomedol” i cili u zbulua nga agjentët e BKH-së në vilën e Agasit, por shishet e verës të lëna në ruajtje për t'u sekuestruar nuk u gjetën më. Bëhet fjalë për 600 shishe verë të markave të shtrenjta, të cilat rezultojnë të zhdukura brenda 24 orëve nga ambientet e vilës në periferi të Tiranës ku ndodheshin të depozituara.

Për këtë episod është shpallur në kërkim Eno Agasi, djali i xhaxhait i biznesmenit Ergys Agasi i shpallur po ashtu në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Eno Agasi dyshohet se ka hequr miliona euro nga kantina e ndodhur në vilë. Hetimet tregojnë se gjatë natës, Eno Agasi ka larguar sasinë e verës nga kantina dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonët e Doganave janë rikthyer për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, kanë konstatuar se vera nuk ndodhej më në kantinë.

Tashmë pritet që SPAK të thellojë hetimet për të përcaktuar nëse ka pasur shpërdorim detyre apo përfshirje të organizuar në zhdukjen e mallit. Sipas vlerësimeve paraprake, dëmi ekonomik nga zhdukja e verës llogaritet në mbi 1.3 milionë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB