Aktualitet

Gjenden 160 predha të paplasura nga Lufta II Botërore në Vlorë, forcat xhenio operacion për heqjen e tyre

Pranë urës së Vodiçës janë zbuluar 160 predha të Luftës së Dytë Botërore, të cilat u transportuan nga xhenierët në Tiranë dhe do të kryhen procedurat për asgjësimin e tyre në mënyrë të kontrolluar. N

I.F
Gjenden 160 predha të paplasura nga Lufta II Botërore në
Predhat në Selenicë

VLORË- Në fshatin Vodiçë, në Selenicë të Vlorës janë zbuluar 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. Zbulimi u bë nga një firmë, e cila po kryente punimet në zonë. Menjëherë pas zbulimit u njoftuan forcat xheniere për praninë e municioneve të rrezikshme.

Ekspertët e xhenios mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë zhvilluan operacionin për identifikimin dhe largimin e predhave. Gjatë ditës së djeshme u gjetën 140 predha, ndërsa gjatë ditës së sotme u evidentuan edhe 20 të tjera.

Pranë urës së Vodiçës janë zbuluar 160 predha të Luftës së Dytë Botërore, të cilat u transportuan nga xhenierët në Tiranë dhe do të kryhen procedurat për asgjësimin e tyre në mënyrë të kontrolluar. Ndërhyrja e shpejtë e forcave speciale shmangu çdo rrezik të mundshëm për banorët dhe për punonjësit që po kryenin punimet në këtë zonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB