Aktualitet

"Ku janë vlonjatët? Turp për ta!” Muzeu Hebraik në Vlorë përplas qytetarët me efektivët

Në vendin ku po zhvillohen aktualisht punimet, qytetarët propozojnë ngritjen e një muzeu që duhet t’i kushtohet historisë, kulturës dhe figurave të rëndësishme të kombit shqiptar.

F.I
"Ku janë vlonjatët? Turp për ta!” Muzeu Hebraik
pamje nga protesta

VLORË-Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar në Qendrën Historike, pranë godinës ku në vitin 1908 u ngrit Klubi Patriotik “Labëria”. Situata është tensionuar ku efektivët janë bërë gardh për të ndaluar qytetarët, të cilët kërkojnë ndalimin e projektit. Në zonë ka nisur restaurimi i godinës historike, gjë që ka nixitur tubimet e qytetarëve para kantierit të muzeut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Protestuesit kundërshtojnë kërkojnë ndalimin e projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi po bëhet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit. Godina e Klubit “Labëria”, sot Muzeu Etnografik, është monument kulture që prej vitit 1963 dhe lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë patriotike që i parapriu Pavarësisë. Në vendin ku po zhvillohen aktualisht punimet, qytetarët propozojnë ngritjen e një muzeu që duhet t’i kushtohet historisë, kulturës dhe figurave të rëndësishme të kombit shqiptar.

Sipas përfaqësuesve të autoriteve lokale, godina ku po ndërtohet Muzeu muzeu i ri po ngrihet në një banesë të viteve 1850, disa metra në lindje të Muzeut Etnografik. Ministri Blendi Gonxhja, sqaroi se godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria” në vitin 1908 nuk do të kthehet në muze hebraik. Sipas tij, muzeu i ri po ndërtohet në godinën tjetër, të regjistruar si “Banesa pranë Klubit Labëria”.

Poll

MOS HUMB