Aktualitet

“I tmerrshmi i Beratit”/ Kreu i grupit të kokainës me lule arrestohet në Greqi, kërkohej për vrasje në Shqipëri (EMRI)

Sipas informacioneve të bëra publike, Caka është arrestuar së bashku me djalin e tij në një vilë, ku gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 2 kilogramë kokainë, kimikate dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

M.K.
“I tmerrshmi i Beratit”/ Kreu i grupit të kokainës me lule
Lulzim Caka

GREQI- Policia greke ka zbardhur identitetin e një prej personave të dyshuar si drejtues i një grupi kriminal shqiptar, i cili është vënë në pranga pas një operacioni për trafikun e 84 kilogramëve kokainë nga Kolumbia drejt Greqisë.

Bëhet fjalë për Lulzim Cakën, emër i njohur në Shqipëri që prej trazirave të vitit 1997. Sipas informacioneve të bëra publike, Caka është arrestuar së bashku me djalin e tij në një vilë, ku gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 2 kilogramë kokainë, kimikate dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Në banesë është sekuestruar gjithashtu një pistoletë dhe një automjet luksoz.

Hetimi lidhet me një ngarkesë prej 84 kilogramësh kokainë, e cila dyshohet se është trafikuar nga Kolumbia dhe është fshehur në shufra plastike të përdorura për trëndafila, me qëllim shmangien e kontrolleve.

Caka, i njohur në Greqi edhe me emrin John Franco, prej vitesh jetonte në shtetin fqinj pas largimit nga Shqipëria. Ai rezulton person në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi në vitin 2019 dyshohet se u lirua në mënyrë të paligjshme nga burgu, ku po vuante një dënim prej 25 vitesh për disa vrasje.

Në vitin 2022, autoritetet greke refuzuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij. Tashmë, emri i Cakës rikthehet në vëmendje pas arrestimit në Greqi dhe hetimeve për një prej operacioneve të rëndësishme të goditjes së trafikut të kokainës.

100 kilogramë drogë që vinte nga Kolumbia e fshehur në trëndafila, u sekuestrua në një operacion të zhvilluar më 9 shtator në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB