Aktualitet

Konflikt për pronën në Vlorë, vëllezërit nxjerrin armët! Policia parandalon ngjarjen, arreston njërin prej tyre (VIDEO)

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes është sekuestruar një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.

zh.ll
Konflikt për pronën në Vlorë, vëllezërit nxjerrin
pamje nga arrestimi-arma e sekuestruar

VLORË- Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt për motive pronësie në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ndërsa situata ka degraduar deri në kërcënime me armë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka arrestuar 47-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij. Sipas Policisë, 47-vjeçari rezulton person me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes është sekuestruar një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit me armë, për motive pronësie, mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, vihet në pranga 47-vjeçari me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në këtë konflikt.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, u parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB