DIVJAKË- Qytetarët e Divjakës protestuan mbrëmjen e djeshme për të 14-ën ditë radhazi kundër reformës administrative-territoriale, duke kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Lushnjës.
View this post on Instagram
Sipas draftit të PS, parashikohet: Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë.
Mbrëmjen e kaluar, banorët dolën sërish në rrugë me thirrjen “Divjakë bashki”, duke kërkuar që Divjaka të vijojë të funksionojë si njësi më vete. Gjithashtu, ata kanë kërkuan publikisht edhe dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea.
Kundërshtimi i banorëve ndaj reformës territoriale pritet të jetë edhe në fokus të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, të planifikuar këtë të premte në orën 10:00.
Ndërkohë, banorët janë të vendosur në qëndrimin e tyre dhe janë shprehur se do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore, ruajtjen e Bashkisë Divjakë. Sakaq, gjatë marshimit në rrugët e qytetit, qytetarët kanë bërë thirrje edhe për pjesëmarrje më të gjerë, duke kundërshtuar masivisht propozimin e PS-së për shkrirjen e bashkive.