Aktualitet

Ilir Gjini u ekzekutua para banesës në korrik, i vëllai niset për të marrë hak, kapet me armë e mjet të blinduar

Gjatë kontrollit në mjetin e blinduar me targa gjermane, Emanuel Likës iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë.

F.I
Ilir Gjini u ekzekutua para banesës në korrik, i vëllai niset
PAMJET NGA ARRESTIMI

LEZHË-Një tjetër vrasje është parandaluar në vend, ku Emanuel Gehard (Basha, Lika), vëllai i Ilir Gjinit i ekzekutuar në korrik të këtij viti, është arrestuar në Fushë Milot, nën dyshimet se ishte nisur për të marrë hak. 37-vjeçari është kapur në flagrancë me armë dhe mjet të blinduar tip “Mercedes-Benz ML”, duke shkuar për të marrë hak për vrasjen e të vëllait.

Gjatë kontrollit në mjetin e blinduar me targa gjermane, Emanuel Likës iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë.

Vëllai i 37-vjeçarit, Ilir Gjini u ekzekutua mesnatën e 9 korrikut para banesës së tij. Policia ka shpallur në kërkim autorin Emiljan Suti. Viktima, i cili njihej gjithashtu me 3 mbiemrat, Kokaj, Lika e Nure, u qëllua me shtatë plumba pranë banesës së tij. Ilir Gjini dhe autori ishin fqinj, pasi banonin në të njëjtën lagje dhe dyshohet se shkak i atentatit është bërë një konflikt i mëparshëm mes tyre. Policia vijon ende kërkimet për autorin e vrasjes Emiljan Sutin, i cili rezulton person me precendë kriminale dhe i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje.  

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/Inteligjenca kriminale parandalon një tjetër vrasje, dyshohet për hakmarrje për vrasjen e shtetasit I. Gj., 40 vjeç, kryer më datë 9 korrik, në Kurbin. 

Finalizohet operacioni i koduar “Argos”.

Lëvizte i armatosur dhe me automjet të blinduar, me targa gjermane, arrestohet në Fushë Milot, vëllai i 40-vjeçarit. 
I arrestuari, shtetas me precedent kriminal. 

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" municion luftarak dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”.

Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.

Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit I. Gj. alias I. L. alias I. K. alias I. N., 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.

Po në kuadër të operacionit u arrestua  shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit)

Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë.

Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB