TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në GjKKO pushimin e çështjes për ish kreun e komisionit të prokurimit publik, Jonaid Myzyri. Ish-kreu i Prokurimeve Publike u hetua për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Përveç tij, nën hetim kanë qenë edhe anëtarët e KPP-së, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.
Kërkesa e SPAK do të hidhet në short për të përcaktuar gjyqtarin që do ta shqyrtojë. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të ARRSH-së me fond mbi 219 milionë lekë, për mirëmbajtjen e rrugës që kalon nga Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth. Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar.
SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025./ZËRI

