Aktualitet

GJKKO lë në fuqi masën "detyrim paraqitje" për kreun e KPP, Jonaid Myzyri

Ndaj Myzyrit është vendosur edhe masa e pezullimit nga detyra.

F.I
GJKKO lë në fuqi masën "detyrim paraqitje" për
Jonaid Myzyri

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën detyrim paraqitjeje dhe pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Ai akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. 

Kreu i KPP është duke u hetuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “falsifikim dokumentesh” në një procedurë prokurimi të ARRSH-së me fond mbi 219 milionë lekë, për mirëmbajtjen e rrugës që kalon nga Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth. Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB