Aktualitet

Krimi, korrupsioni dhe pastrimi i parave! Braho: Duhet më shumë buxhet dhe teknologji e re

Duke u bazuar në rekomandimet e qeverisë, Braho bëri me dije se sfidat e reja në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit si dhe pastrimit të parave kërkojnë teknologji të re dhe buxhet të shtuar.

F.I
Krimi, korrupsioni dhe pastrimi i parave! Braho: Duhet më shumë buxhet
Klodian Braho

TIRANË-Qeveria prezantoi rekomandimet për SPAK-un dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për vitin 2026. Kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se institucioni po përballet me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe pune, çështje më komplekse dhe pritshmëri të larta publike. Duke u bazuar në rekomandimet e qeverisë, Braho bëri me dije se sfidat e reja në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit si dhe pastrimit të parave kërkojnë teknologji të re dhe buxhet të shtuar.

Klodian Braho: Korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, kriptovalutat, komunikimet enkriptuara kërkojnë përgjigje institucionale më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kufizohet vetëm tej ndjekja e autorëve individuale, por duhet të synojë strukturat, mekanizmat e përfitimit, rrjetet mbështetëse, pasuritë që pasurojnë nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye hetimi financiar dhe pasuror do të jetë pjesë thelbësore e punës tonë. SPAK do forcojë qasjen pro aktive në hetim. Krimi i organizuar nuk pret të referohet, ai duhet identifikuar, analizuar dhe goditur përmes inteligjencës kriminale, analizës financiare, bashkëpunimit ndërkombëtare dhe përdorimit të mjeteve moderne. Kjo kërkon prokurorë të specializuar, hetues të përgatitur, analistë financiar dhe ekspertë”, tha Braho në konferenën me ministrin e Drejtesisë ku u prezantuan edhe rekomandimet e qeverise per 2026. Është e rëndësishme që sfidat e reja të shoqërohen me mbështetje të reja buxhetore, Kjo mbështetje nuk duhet parë si privilegj institucional, por si investim.

Poll

MOS HUMB