Aktualitet

Drejtues të rinj policie në 4 qarqe, sot zhvillohet procesi konkurrues! 21 kandidatë në garë (EMRAT)

Pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët do të renditen sipas pikëve të fituara, dhe nga lista e kandidateve më të suksesshëm do të përzgjidhen katër drejtues të rinj për Durrësin, Lezhën, Fierin dhe Kukësin.

zh.ll
Drejtues të rinj policie në 4 qarqe, sot zhvillohet procesi
Foto ilustruese

TIRANË- Sot, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nis procesi konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimet e policisë në 4 qarqe. Konkretisht bëhet në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.

Në garë janë 21 punonjës policie, të cilët do të vlerësohen nga komisioni përkatës përmes testimeve dhe intervistave. Pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët do të renditen sipas pikëve të fituara, dhe nga lista e kandidateve më të suksesshëm do të përzgjidhen katër drejtues të rinj për Durrësin, Lezhën, Fierin dhe Kukësin.

Ndërkohë, drejtimet e policisë në Tiranë dhe Vlorë mbeten të paemëruara, dhe për to pritet të nisë një procedurë konkurrimi e veçantë në një kohë të mëvonshme.

Lista e kandidatëve: Adriatik Tafçiu, Arjanit Arapi, Artion Duka, Ermal Muçaj, Ervin Hodaj, Erzen Cera, Gjovalin Loka, Ndue Doçi, Xhevahir Karaj, Alfred Nomani, Alfred Elezi, Alket Shatro, Arben Nasufi, Ardrit Elmazi, Dashamir Spaho, Edvin Ndreu, Erion Ahmeti, Hergis Jica, Lorenc Shehu, Lorenc Meta dhe Ylli Doda./ZËRI

Poll

MOS HUMB