Aktualitet

Sot kundër projektit? Qytetarja publikon deklaratën e Shehajt për Zvërnecin: Kushnerit t’i shtroni tapetin e kuq

Jo vetëm qytetarë dhe banorë të zonës së Zvërnecit, por edhe figura publike, janë rreshtuar në mbështetje të ruajtjes së zonës dhe kundër shkatërrimit të saj.

zh.ll
Sot kundër projektit? Qytetarja publikon deklaratën e Shehajt për
foto ilustrim: jared kushner-agron shehaj (zvernec)

TIRANË- Çështja e Zvërnecit është kthyer në kryefjalën e orëve të fundit dhe ka qenë në qendër të debatit publik gjatë këtyre ditëve, ndërsa reagimet kanë marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin.

Jo vetëm qytetarë dhe banorë të zonës së Zvërnecit, por edhe figura publike, janë rreshtuar në mbështetje të ruajtjes së zonës dhe kundër shkatërrimit të saj.

Megjithatë, influencerja dhe aktivistja Gerta Shino ka rikthyer vëmendjen mbi një kontrast në qëndrimet e kreut të Partisë Mudësia, Agron Shehaj. Ky i fundit ka bërë thirrje për protestë në mbështetje të qytetarëve, por sipas Shinos, pak kohë më parë ai kishte pasur një tjetër qëndrim.

Shino publikoi një video të Shehajt nga një intervistë në Euroneës, ku ai shprehte mbështetje për projektin në Zvërnec. Në atë intervistë, Shehaj deklaronte se investitorët që sjellin 1 ose 2 miliard euro, si investitori amerikan Jared Kushner, duhet të trajtohen me “tapetin e kuq”:

“Nëse një investitor serioz si Jared Kushner do investojë 2 miliardë apo 1 miliardë euro, duhet t’i shtroni tapetin e kuq. Dikush që vjen dhe thotë ‘unë do investoj’ dhe është investitor serioz, duhet t’i shtroni tapetin e kuq. Nuk ka asnjë diskutim mbi këtë gjë,” shprehej Shehaj.

Sipas Shinos, ky qëndrim i mëparshëm duket i kundërt me pjesëmarrjen e tij të fundit në protestën kundër projektit të Zvërnecit./ZËRI

Poll

MOS HUMB