Aktualitet

Grushta dhe shkelma, dy gra sherr me njëra-tjetrën në Vlorë! Shoqërohen në Komisariat (VIDEO)

Sipas informacioneve paraprake, dy shtetase janë përfshirë në një sherr verbal dhe fizik për motive të dobëta, duke shkëmbyer sharje, britma dhe goditje me grushte, ç’ka ka shkaktuar tension në zonën ku ndodhi ngjarja.

zh.ll
Grushta dhe shkelma, dy gra sherr me njëra-tjetrën në Vlorë!
vlore

VLORË- Një konflikt për motive të dobëta mes dy grave ka shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë së Vlorës, mbrëmjen e djeshme.

Sipas informacioneve paraprake, dy shtetase janë përfshirë në një sherr verbal dhe fizik për motive të dobëta, duke shkëmbyer sharje, britma dhe goditje me grushte, ç’ka ka shkaktuar tension në zonën ku ndodhi ngjarja.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe ndërprerjen e konfliktit.

Dy gratë e përfshira janë shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po merren në pyetje për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB