Aktualitet

Hetimet për AKSHI-n/ Ermal Beqiri "i dhuroi" jahtin luksoz 1 mln €, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit (VIDEO)

Bëhet fjalë për Xhenila Tamizin, e cila rezulton vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.

zh.ll
Hetimet për AKSHI-n/ Ermal Beqiri "i dhuroi" jahtin luksoz 1 mln
Xhenila Tamizi dhe Ermal Beqiri

TIRANË- SPAK po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ndërsa një tjetër emër është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme. Bëhet fjalë për Xhenila Tamizin, e cila rezulton vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.

Tamizi është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK, teksa sipas burimeve, pritet të sqarime mbi disa transaksione dhe pasuri të dyshuara që lidhen me Beqirin. Në dhjetor të vitit të kaluar, emri i saj doli në 'skenë' lidhur me hetim pasurur të biznesmenit, të shpallur në kërkim.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Nga verifikimet rezulton se në emër të Tamizit është regjistruar pronësia e një jahti luksoz, i cili dyshohet se kontrollohej në fakt nga biznesmeni në arrati. Aktualisht, Jajti është sekuestruar nga SPAK dhe ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit.

Konkretisht sipas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton si juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj. Por pavarësisht kësaj page të ulët, juristja e Ermal Beqirit, rezulton të ketë në pronësi disa pasuri, si apartamente dhe një Jaht të markës “Pretador 50 sky fall” që përllogaritet në 950 mijë dollarë.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se Xhenila Tamizi bënte intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani. Ajo shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën. Nga ana tjetër, punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi./ZËRI

Poll

MOS HUMB