Aktualitet

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge (EMRI)

Shemsi Bahtiri, i cili u përjashtua nga Partia Vetëvendosja e Albin Kurtit u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, që iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze.

zh.ll
SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i
Shemsi Bahtiri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të shtetasit kosovar, Shemsi Bahtiri. Ky i fundit, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvevendosja në Kosovë, i arrestuar nën dyshimet për trafik droge. 

Shemsi Bahtiri, i cili u përjashtua nga Partia Vetëvendosja e Albin Kurtit u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, që iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze. Ai po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës.

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të personave të përfshirë në grupin kriminal, duke dyshuar se paratë e fituara nga aktiviteti kriminal ishin investuar në tokë, shtëpi, banesa dhe vetura. Kjo lëvizje erdhi pasi Prokuroria Speciale e Kosovës i kërkoi ndihmë SPAK-ut.

Lidhur me këtë, SPAK kreu një sërë verifikimesh për Bahtirin dhe për dy persona të tjerë. Nga verifikimet u zbulua se Bahtiri zotëronte në emër të tij subjekti “DAIMAN” sh.p.k., me objekt veprimtarie “Shitblerje e pasurive të paluajtshme”, i regjistruar më 11.03.2025, si dhe një apartament në Qerret të Kavajës, tashmë nën sekuestro.

Bazuar në këtë kërkesë SPAK kreu një sërë verifikimesh jo vetëm për Bahtirin, por edhe të paktën dy të dyshuar të tjerë. Nga këqyrja e faqes së Qendrës Kombëtare të Biznesit rezultoi se në emër të Shemsi Bahtiri rezulton subjekti “DAIMAN” shpk me objekt veprimtarie “Shitblerje e pasurive të paluajtshme”, i regjistruar më date 11.03.2025. Gjithashtu, ai zotëronte edhe një apartament në Qerret të Kavajës që tashmë është vënë nën sekuestro.

Shemsi Bahtiri akuzohet se veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, blerja, posedimi dhe shpërndarja e narkotikëve dhe pastrim parash. Arrestimi u realizua gjatë operacionit të koduar “Qielli i Thyer”, ku u sekuestruan lëndë narkotike, shuma të konsiderueshme parash, armë të ndryshme, laptopë, telefona, USB dhe dokumente të tjera.

Poll

MOS HUMB