VLORË- Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të martë në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur më 26 shtator, ndërsa në lidhje me rastin është shpallur në kërkim 43-vjeçari Fatos Ymeri. Ky i fundit, banues në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka marrë në banesën e të moshuarës 700 mijë lekë të vjetra.
Dyshohet se kur 43-vjeçari ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. Për pasojë, 70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty. Gjithashtu, policia ka ngritur dyshimet se para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të moshuarën.
Ndërkohë që pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja, ndërsa 43-vjeçari është shpallur në kërkim./ZËRI