pamje nga rezervuari i Kasharajt
LUSHNJË-Një pamje e pazakontë dhe tronditëse vjen nga rezervuari i Kasharajt në Lushnjë, ku tonelata peshqish të ngordh kanë dalë në sipërfaqe. Rezervuari është tharë dhe mijëra peshq kanë mbetur në baltë. Një pjesë e tyre janë dekompozuar, duke krijuar ndotje mjedisore.
View this post on Instagram
Shkak janë bërë punimet për rehabilitimin e shkarkuesit kryesor, ku shkarkuesi i rezervuarit prej kohësh ishte i bllokuar dhe për rehabilitimin e tij, Bashkia e Lushnjës akordoi një fond prej 32 milionë lekësh. Banorët thonë se rënia e nivelit të ujit ka krijuar kushte të vështira për gjallesat në rezervuar.
Poll