Aktualitet

Vlora Hyseni kërkon heqjen e "arrestit shtëpiak", ish-kreu i SHISH ankimon masën në Apelin e Posaçëm

Mësohet se kërkesa është depozituar dje përmes avokatit të Hysenit në sekretarinë e GJKKO-së që pritet t'ia përcjellë gjykatës së Posaçme të Apelit.

zh.ll
Vlora Hyseni kërkon heqjen e "arrestit shtëpiak", ish-kreu i
vlora hyseni

TIRANË- Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë "arrest shtëpi". Mësohet se kërkesa është depozituar dje përmes avokatit të Hysenit në sekretarinë e GJKKO-së që pritet t'ia përcjellë gjykatës së Posaçme të Apelit.

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Vlora Hysenit u caktua nga GJKKO me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për akuzat “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Sipas SPAK, Hyseni dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi, teksa ai ndodhej në kërkim, duke i përcjellë informacione të klasifikuara shtetërore. 

Në kuadër të hetimit në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluçi, shef tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani, kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, i cili dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente. Në dorën e SPAK kanë rënë disa materiale sekrete të SHISH, ku 9 prej tyre janë gjetur në makinën e Agasit, në kuadër të kontrolleve në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Me urdhër të GJKKO kontrolle u kryen edhe në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda./ZËRI

Poll

MOS HUMB