Aktualitet

Goditi për vdekje me shtizë Kljadi Bitrin, autori: Ne jemi qenie njerëzore dhe bëjmë gabime, nuk e di si ndodhi

Avokati i tij kërkoi që akuzat të uleshin për të përfshirë vetëmbrojtjen

F.I

Goditi për vdekje me shtizë Kljadi Bitrin, autori: Ne jemi qenie

ITALI-Gjykata e Apelit të Ankonës po shqyrton ankimimin e Prokurorisë mbi të pandehurin Fatah Melloul, i dënuar me 18 vite burgim në shkallën e parë, autor i vrasjes së shqiptarit Klajdi Bitri me një shtizë peshkimi në Sirolo të Ankonas më 27 gusht 2023. 

Në seancën e sotme të apelit, avokati i tij mbrojtës, Davide Mengarelli, kërkoi që akuzat të uleshin për të përfshirë vetëmbrojtjen, raportojnë mediat italiane.

“Ne jemi qenie njerëzore dhe qeniet njerëzore bëjnë gabime. Nuk e di se si mund të ketë ndodhur. Ishte një ditë e nxehtë dhe nuk munda të kuptoja asgjë. Mora shtizën për t’i trembur vizualisht; nuk e kuptova që dikush kishte vdekur”.-u shpreh para gjykatës algjeriani.

Prokurori i Përgjithshëm Roberto Rossi paraqiti argumentet përfundimtare, duke kërkuar rishikimin e vendimit të shkallës së parë dhe rritjen e dënimit për 29-vjeçarin tunizian Fatah Melloul. Sipas akuzës, në vlerësimin fillestar nuk janë marrë plotësisht parasysh rrethanat rënduese, përfshirë motivet e dobëta që çuan në krim.

Ngjarja ndodhi më 27 gusht 2023, në via Cilea, në Sirolo. Sherri nisi për bllokimin e trafikut pranë një rrethrrotullimi, sipas mediave italiane, ku të përfshirë ishin edhe miq e të afëm të viktimës. Pas debatit, 28-vjeçari është kthyer në makinë e tij për të marrë shtizën e peshkimit dhe goditi Klajdi Britrin në gjoks./ZËRI

Poll

MOS HUMB