Aktualitet

Dosja "Plumbi i Artë"/ Avokatja e Altin Ndocit përplaset me trupën gjykuese, braktis seancën gjyqësore

Avokatja Elda Zotaj, përfaqësuese e Altin Ndocit, kërkoi këtë të enjte përjashtimin e trupës gjykuese, duke argumentuar se nuk po plotësohen kërkesat e mbrojtjes.

zh.ll
Dosja "Plumbi i Artë"/  Avokatja e Altin Ndocit përplaset me
altin ndoci

TIRANË- Procesi gjyqësor "Plumbi i Artë" ka vijuar sot në Gjykatën e Posaçme me dëshmi dhe përplasje të forta në sallë. Një përplasje e ashpër ishte ajo mes mbrojtjes ligjore së Altin Ndocit, person i cilësuar me rrezikshmëri të lartë për shoqërin, dhe trupës gjykuese. 

Avokatja Elda Zotaj, përfaqësuese e Altin Ndocit, kërkoi këtë të enjte përjashtimin e trupës gjykuese, duke argumentuar se nuk po plotësohen kërkesat e mbrojtjes. Ajo përsëriti gjithashtu kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve që sipas saj, mund të vërtetojnë pafajësinë e klientit. Zotaj paralajmëroi se do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të tjera, duke akuzuar gjyqtarët për shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre.

Pas debatit të ashpër me treshen e gjyqtarëve, avokatja e Ndocit braktisi sallën, ndërsa kryesuesja e seancës e zëvendësoi atë me një avokat kryesisht.

Arratisja e Altin Ndocit

Altin Ndoci mbërriti me ambulancë në spitalin e Durrësit, pa pranga mes efektivëve mesditën e 13 janarit, ku së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga pas mjekimit, i kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur 38-vjeçari goditi një nga efektivët dhe u largua me shpejtësi duke zbritur shkallët nga kati i tretë i infektivit. Një prej efektivëve qëlloi për ta trembur, por ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit.

Në procesin e kësaj të enjte u paraqitën në cilësinë e dëshmitarëve disa persona që u thirrën nga pala mbrojtëse. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e Fatos Gosës, e cila u pyet rreth vrasjes së Andi Zylyfit, ngjarje e shënuar në muajin dhjetor të 2019 në Peqin. Genta Gosa mohoi që bashkëshorti i saj të ishte i përfshirë në këtë ngjarje, teksa pohoi se mes familjes së saj dhe familjes së viktimës marrëdhëniet kanë qenë të mira dhe aspak konfliktuale./ZËRI

Poll

MOS HUMB